• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REVOLTOHET: E tmerrshme, u zhdukën 3 milion euro verë të Ergys Agasit. Çfarë bën Policia?
Home
Aktualitet
Kronikë

REVOLTOHET: E tmerrshme, u zhdukën 3 milion euro verë të Ergys Agasit. Çfarë bën Policia?

22 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Blendi Fevziu e ka konsideruar si skandal dhe si diçka të tmerrshme, lajmin e zhdukjes së shisheve me vlerë 3 milionë euro nga shtëpia e biznesmenit Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për abuzimet me tenderat e AKSHI-t.

Më anë të një video në rrjetet sociale, Fevziu deklaron se edhe pse kishte detyrë që të ruante shtëpinë e Agasit, ky i fundit, sipas tij ka pasur mundësi që të shkojë në shtëpi dhe më pas të marrë verërat me vlerë miliona euro.

Gazetari më tej thotë se është e papranueshme që një personi në kërkim mos t’i ruhet shtëpia, ndërsa më tej hedh akuza ndaj policisë, pasi sipas tij, ose është e shitur, ose është out.

“Nuk e di të qeshësh apo të qash! Kjo histori është, nuk e di. Kisha vendosur që mos ta përdorja Instagramin tim për gjëra politike, duke menduar që politika ishte e gjitha në emision, po kjo ishte skandal sot. Nuk po them për tendera, për çështjen e Ballukut dhe AKSHI-t, si vidhej dhe çfarë bëhej, se me këto merret SPAK-u, por gjëja më e tmerrshme ishte ajo e mbrëshme.

Policia merr urdhër të arrestojë një person që është në kërkim nga SPAK-ku, me vendim të GJKKO. Nuk e gjen Ergys Agasin, por jo vetëm kaq, personi kthehet të nesërmen, ose ai vetë ose çon dikë, dhe merr shishet e verës që kishte lënë në shtëpi. Ja 3 milionë euro thonë mediat, Pra jo vetëm që se kapin personin, por iu merr edhe verën që kishte lënë aty.

Tani unë se kuptoj, një person në kërkim dhe mos i ruash shtëpinë, të shohësh kush hynë dhe kush del, dhe të shohësh që ngarkon edhe shishet e verës, kjo është të qash ose të qeshësh, nuk e di d.m.th. Ose është policia e shitur ose janë komplet out. Kjo është një histori e tmerrshme”, thotë Fevziu në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E OPOZITËS/ I bashkohet Argita dhe Jamarbër Malltezi
Previous article E TRISHTË/ Gjendet pa shenja jete Shemi i grupit “Ilirët”

s.autor

Postime të ngjashme

1200 METRA KATRORË/ Identifikohet kështjella prej 2.6 milionë eurosh e Ermal Beqirit në Francë (VIDEO) Aktualitet

1200 METRA KATRORË/ Identifikohet kështjella prej 2.6 milionë eurosh e Ermal Beqirit në Francë (VIDEO)

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT