• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ZBARDHET LIGJI I RI: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…
Home
Ekonomi

ZBARDHET LIGJI I RI: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

19 December, 2025 s.autor Ekonomi

Ministria e Brendshme ka çelur zyrtarisht procesin e konsultimit publik për projektligjin e ri që do të ndryshojë mënyrën se si shteti administron pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara. Institucioni fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët dhe grupet e interesit të dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre lidhur me ndryshimet në ligjin nr. 34/2019.

Ftesa për kontribut

Në njoftimin e saj, Ministria thekson se mirëpret çdo komente që lidhet me efektet e mundshme të zbatimit të këtij ligji në praktikë, si dhe ide që rrisin efektivitetin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Risitë, nga kriptomonedhat tek ndërtimet pa Leje

Projektligji, i hartuar nga AAPSK dhe strukturat e Ministrisë së Brendshme, synon të zgjidhë disa ngërçe ligjore të hasura vitet e fundit.

Një nga sfidat kryesore ka qenë mungesa e rregullave për administrimin e kriptomonedhave. Ligji i ri parashikon rregulla specifike për këto asete digjitale, të cilat gjithnjë e më shpesh po sekuestrohen nga organet e drejtësisë.

“Përveç pasurive që vijnë nga vendimet e gjykatave, Agjencia do të administrojë tashmë edhe pasuritë e sekuestruara nga organet administrative dhe bashkitë, duke përfshirë këtu në mënyrë specifike ndërtimet pa leje”, thuhet në njoftim.

 

Një tjetër objektiv madhor është shkurtimi i procedurave burokratike. Projektligji synon të minimizojë kohën e shitjes së pasurive të sekuestruara. Kjo, sipas hartueve të projektligji, pritet të sjellë rritje të të ardhurave për buxhetin e shtetit dhe fondet e posaçme sociale, “duke realizuar kështu qëllimin final: rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme në shërbim të komunitetit”.

“Për pasuritë që janë ende në statusin “sekuestro” (pa vendim të formës së prerë), shpenzimet e administrimit do të bëhen bazuar në studimin e tregut, ndërsa për ato të konfiskuara (pronë e shtetit), do të ndiqen procedurat e prokurimit publik.”,theksohet në projektligj.

Ligji i jep Agjencisë të drejtën të negociojë dhe të lidhë kontrata për shitjen, dhënien me qira, huapërdorjen apo enfiteozën për këto pasuri.

Projektligji do të kalojë për mendim edhe në Ministrinë e Drejtësisë, Financave, Ekonomisë, atë të Energjisë, si dhe tek Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, para se të marrë formën përfundimtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OPERACION SPECIAL I PAPRECEDENTË"/ Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe
Previous article PJESË E GRUPIT EKSTREMIST "BANDA E ÇEKIÇIT"/ ARRESTOHET në Francë shqiptari i rrezikshëm

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT