• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË MASKUAR SI KORRIERË/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës mes Firences dhe Sienës
Home
Aktualitet
Kronikë

TË MASKUAR SI KORRIERË/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës mes Firences dhe Sienës

17 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një operacion i madh antidrogë i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, më 17 dhjetor, në provincat e Firences dhe Sienës ka çuar në arrestimin e nëntë personave, të dyshuar si pjesëtarë të një organizate kriminale italo-shqiptare të angazhuar në trafikun e lëndëve narkotike.

Hetimet nisën dy vite më parë

Siç shkruan La Nazione, hetimet, të nisura në vitin 2023 pas sekuestrimit të 20 kilogramëve kokainë në San Gimignano, zbuluan një rrjet të ri kriminal me baza në Toskanë dhe kanale furnizimi në Lombardi. Në krye të grupit dyshohet se qëndronin dy shtetas shqiptarë, të cilët përcaktonin strategjitë, furnizimet dhe shpërndarjen e drogës.

Korrierët e bandës, të cilët rezultonin të punësuar zyrtarisht si shoferë transporti, përdornin pako të rreme për të fshehur kokainën, hashashin dhe marijuanën, duke imituar shpërndarjet e një kompanie ndërkombëtare transporti.
Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 17 kilogramë kokainë, 18 kilogramë hashash dhe një kilogram marijuanë. Tre persona ishin arrestuar më parë në flagrancë, ndërsa tani ndaj tyre janë vendosur masa të reja sigurie.

Gjykata ka urdhëruar tetë masa sigurie në burg dhe një arrest shtëpiak, ndërsa akuzat përfshijnë pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të paligjshëm të drogës. Autoritetet po kryejnë kontrolle të tjera për të zbuluar prova shtesë dhe përfitimet e narkotrafikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KREU DY VITE BURG PËR SHPËRDORIM DETYRE/ Ish-kryetari i Himarës Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë
Previous article "MOS XHIRO GOMAT..."/ Si u plagos në Mamurras 50-vjeçari i sapokthyer nga Anglia

s.autor

Postime të ngjashme

PAS DISA ORËSH NË LUFTË ME FLAKËT/ Shuhen përfundimisht zjarret në Krujë Aktualitet

PAS DISA ORËSH NË LUFTË ME FLAKËT/ Shuhen përfundimisht zjarret në Krujë

NDËRTIMI PA LEJE NË QEPARO/ AMP: Nën hetim drejtuesit e policisë së Himarës! Dy të ndaluar dhe dy në kërkim (EMRAT) Aktualitet

NDËRTIMI PA LEJE NË QEPARO/ AMP: Nën hetim drejtuesit e policisë së Himarës! Dy të ndaluar dhe dy në kërkim (EMRAT)

PARASHIKIMI I MOTIT/ Edhe sot vala sahariane do godasë vendin! Temperatura deri në 41 gradë, ja qarqet më të nxehta Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Edhe sot vala sahariane do godasë vendin! Temperatura deri në 41 gradë, ja qarqet më të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT