Gazetarja Anila Hoxha ka sjellë në studion e Top Story detaje të reja lidhur me kërkesën e SPAK dërguar Kuvendit, për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Balluku, që më pas t’i hapet rruga për arrestimin e zëvendëskryeministres.
Gazetarja u shpreh se SPAK ka vepruar ndryshe nga çdo herë tjetër, madje dhe se çdo Prokurori edhe më parë, për raste të ngjashme.
Sipas Hoxhës, kjo është hera e parë që Kuvendit i theksohet se kërkohet heqja e imunitetit për ‘zëvendësimin e masës për ndalim i daljes jashtë vendit, në arrest’.
“SPAK është në pritje të një vendimi nesër nga gjykata e Apelit, dhe për këtë arsye, aty kuptohet që ndryshe nga çdo kërkesë e çdo prokurorie, edhe të atyre më parë, ka një ndryshim kur thotë; nëpërmjet zëvendësimit të masës nga ndalim dalje jashtë shtetit në arrest shtëpie, kjo të lë të kuptosh që dhe SPAK pavarësisht provave po përpiqet ta trajtojë Kuvendin si shkallë gjykate, duke i thënë për zëvendësim mase’.
Parlamenti nuk vendos masë, heq imunitet dhe i hap rrugë, prokurori shkon për masë të re… nuk e ka sqaruar do kërkojë arrest shtëpie apo burg, këtë surprizë ia zbulon gjykatës.
U kërkua imuniteti për Tahirin, nuk u kërkua përmes masës… pra nuk thuhet do zëvendësojmë masë. Ndryshimi është se kur i thuhet deputetëve, i thuhet do zëvendësohet masa.
Çfarë ka ndryshuar? Për çfarë u nxitua SPAK? Të ngutur nga parashkrimi i afateve, detyrohemi të të komunikojmë statusin si e pandehur, kjo tregon vënien në vështirësi të SPAK, pse u zgjat kaq? Çfarë ia lidhi duart SPAK që të digjte këto afate? Pse eci kaq ngadalë?
Është e vërtetë që është çështje komplekse, por kush e ndaloi një prokurori të formonte një grup prokurorësh? Në finale do shkojmë serish të procedura, ky shteg paralajmëron lehtësim të çështjes”, tha gazetarja Anila Hoxha.


