• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TEKNOLOGJIA NA KA DHËNË MUNDËSI EPOKALE”/ Rama: Por na duhen kapacitete të digjitalizimit që ende nuk i kemi
Home
Politikë

“TEKNOLOGJIA NA KA DHËNË MUNDËSI EPOKALE”/ Rama: Por na duhen kapacitete të digjitalizimit që ende nuk i kemi

16 December, 2025 s.autor Politikë

Organizohet në Tiranë konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit.

Një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve europianë, shoqërisë civile dhe organizatave të medias, për një bilanc vjetor e për problemet që kërkojnë adresim.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se teknologjia është mundësia më e mirë dhe për të përshpejtuar procesin në rastin e prokurimeve. Gjatë fjalës së tij ai tha se do t’i japë mundësinë kujtdo ë marrë informacion pa u dashur të fusë ndërmjetës.

“Teknologjia në rastin e prokurimeve publike, uroj të jemi të suksesshëm. Teknologjia do të bëjë një përshpejtim dhe do ta bëjë procesin të pandikueshëm që nga mbledhja e dokumenteve deri te autenticiteti dhe vlerësimi në tërësi i gjithë dosjes. Por në çdo rast cilido që do të dojë të riverifikojë procesin do të ketë dokumente në dispozicion. Është një proces digjital që në rast se projekti do ketë sukses do të jetë në novacion teknologji jashtëzakonshëm për këtë ne po punojmë me Microsoft dhe ekspertë të tjerë. Pra cilido qoftë nga ata që kanë dyshime si pjesë e procesit të garës, mund të marrin dokumentet dhe të shikojnë përputhshmëri e gjykimit teknologjik me fakte të dokumentuara .Teknologjia është bekimi i madh i kohës, ku pikërisht pse kemi teknologji mund të bëjmë kapërcime epokale. Ky është një element që nuk ka se si shihet nga gjysmë bosh, por është një ndryshim epokal, 95% e shërbimeve janë online dhe përmbushen online pa asnjë ndërmjetës. Pra nëse sot jemi ndër vende shumë më të larta se sa jemi për gjëra të tjera kjo është për mundësinë që na jep teknologjia. Ndërveprimi bëhet shumë automatik dhe kërkesat që vijnë për informacion të marrin përgjigje automatike. Pra nuk ka nevojë për të futur komisionerin apo dikë tjetër në lojë, dhe për këtë na duhet të kemi kapacitet që ende nuk i kemi të digjitalizimit dhe të jetëzimit të aty për atyshëm. Dhe këtu nuk hyjmë në diskutime a është sekret apo jo. Nuk ka asnjë arsye për të qenë refuzues, progresi po ndodh, duhet më shumë absolutisht që po dhe në këtë pikë jemi shumë dakord”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRE E DEBATE ONLINE/ Plagoset me armë zjarri personazhi i njohur i rrjetit social “TikTok”
Previous article "TA SHOHIM GOTËN GJYSËM PLOT"/ Rama me ndërkombëtarët dhe autoritetet publike: Shqipëria ka një arkitekturë...

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT