• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME HELMETË DHE TATUAZHE ARTIFICIALE/ ZBARDHET pas 6 muajsh vrasja e 58-vjeçarit shqiptar në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

ME HELMETË DHE TATUAZHE ARTIFICIALE/ ZBARDHET pas 6 muajsh vrasja e 58-vjeçarit shqiptar në Itali

16 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kanë kaluar gati gjashtë muaj nga vrasja e Fatos Cenajt, 58-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua me një plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor në Itali dhe së fundmi kanë dalë disa detaje të reja.

Mediat italiane shkruajnë se trupi i viktimës, një ish-roje burgu, u gjet në një rrugë rurale në Fontanaviva, në provincën e Padovës, vetëm disa qindra metra larg banesës ku jetonte me familjen e tij.

Ndërkohë të shtunën, më 13 dhjetor, karabinierët arrestuan fqinjin e tij, Moreno Violetto, 45 vjeç, punëtor vendas, i cili tashmë akuzohet për vrasje.

Arrestimi erdhi pas një hetimi të detajuar të kryer nga Policia e Padovës, në bashkëpunim me karabinierët e Cittadella-s dhe njësinë speciale RIS nga Parma.

Hetuesit arritën të identifikonin autorin e dyshuar përmes analizës së pamjeve filmike të mëngjesit të krimit. Në video shihet një çiklist i vetëm, i veshur në mënyrë të pazakontë për një ditë vere: me helmetë, syze dielli, maskë respiratore dhe mëngë që dukeshin si tatuazhe në të dy krahët. Analiza e mëtejshme zbuloi se tatuazhet ishin të rreme, të realizuara me mëngë artificiale.

Duke ndjekur gjurmët e maskës dhe mëngëve të tatuazhuara, karabinierët zbuluan se këto sende ishin blerë në Amazon nga fqinji i viktimës. Sipas hetimeve, 45-vjeçari kishte blerë gjithashtu bojë për të ndryshuar ngjyrën e biçikletës së tij, si dhe materiale për prodhimin artizanal të armëve të zjarrit dhe municioneve.

Gjatë një kontrolli të kryer në korrik, autoritetet i sekuestruan biçikletën, ndërsa në një magazinë pranë shtëpisë së tij u gjetën edhe plumba të prodhuar në shtëpi, disa prej të cilëve ishin qëlluar më parë për prova.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
Previous article DETAJET/ SPAK dhe BKH zbarkojnë te Kodra e Diellit në Tiranë, operacioni pjesë e hetimit për...

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT