• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJA “PARTIZANI”/ Berisha para SPAK: Patllaket e hetuesve na tmerruan kryeministrin!
Home
Politikë

DOSJA “PARTIZANI”/ Berisha para SPAK: Patllaket e hetuesve na tmerruan kryeministrin!

15 December, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Që prej 3 janarit të këtij viti, është kthyer në rutinë, që kryedemokrati Sali Berisha paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, në kuadër të masës së sigurisë ndaj tij për dosjen “Partizani”.

Ai futet brenda godinës së SPAK, lë një shënim për drejtuesin në largim të kësaj strukture, Altin Dumani, dhe thuajse gjithnjë mban një komunikim të gjatë për gazetarët.

Edhe sot, 15 dhjetor, ai mbërriti në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati Genc Gjokutaj. Nuk harroi as përshëndetjen e tij me dy gishtat lart. Pas shumë pak minutash, doli në prononcim për mediat.

Këtë herë, fjalën e tij, e nisi me përplasjen e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), sa i takon një episodi të ndodhur më 20 nëntor në godinën e Këshillit të Ministrave.

“Patllake të vërteta nuk do të ketë se na e tmerruan kryeministrin. E morët vesh apo jo?! Se e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë!”, tha me ironi kryetari i Partisë Demokratike.

Duke qenë se tanimë është zgjedhur drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho, a do të heqë dorë Berisha nga akuzat për Dumanin?
“Dumani e mbyll me faqe të zezë, më pasuri të fshehura”, u përgjigj ai, duke theksuar se absolutisht ky i sotmi, nuk është mesazhi i fundit për të.

Për sa më sipër, Berisha deklaroi se ka prova të plota.

“Të them unë ty, jam ish-president dhe ish-kryeministër. Asnjë rrogëtar nuk mund të bëhet de-facto me katër apartamente me rrogën e shtetit”, u shpreh kreu i PD-së.

Vlen të theksohet se çështja në ngarkim të Berishës dhe të të pandehurve të tjerë, është në fazën e parashtrimit të kërkesave për provat shkresore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Përplasen dy makina në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagoset çifti i bashkëshortëve
Previous article DOSJA "PARTIZANI"/ Berisha paraqitet sërish në SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT