• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REKRUTONIN SHPËRNDARËS DROGE/ SPAK zgjat hetimet për grupin kriminal ukrainas që vepronte në Vlorë
Home
Aktualitet
Kronikë

REKRUTONIN SHPËRNDARËS DROGE/ SPAK zgjat hetimet për grupin kriminal ukrainas që vepronte në Vlorë

13 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur të zgjasë hetimin ndaj dy ukrainasve të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, që nga Vlora trafikonte shtetas dhe rekrutonte shpërndarës droge, përmes dhunës dhe kërcënimeve psikologjike. Hetimi ndaj të dyshuarve Mark Petrenko dhe Nazar Khamuilo u shtri edhe për tre muajt në vijim, me kërkesë të SPAK dhe miratim nga Gjykata e Posaçme.

Mësohet se shtyrja e mbylljes së hetimit u arsyetua nga SPAK me nevojën e kohës për kryerjen e disa veprimeve hetimore në proces e sipër, mes të cilave analizimin i gati 18 lap-topëve dhe 23 aparateve celularë të sekuestruar për llogari të këtij hetimi. Të dyshuarit Petrenko dhe Khamulio dhe dy të tjerë u arrestuan në Vlorë në dhjetor të vitit 2024 nga operacioni i koduar “Transnacionalia”.

Sipas hetimit të nisur nga Prokuroria e Vlorës dhe kaluar më pas për kompetencë në SPAK, ata dyshohet se janë të përfshirë në një rrjet kriminal të përbërë nga ukrainas e bjellorusë, që rekrutonin shtetas ukrainas në vende të ndryshme të Europës.

Personave që binin pre ju merreshin pasaportat dhe i detyronin përmes kërcënimeve dhe dhunës fizike e psikologjike të angazhoheshin në rekrutimin e individëve të tjerë, duke përdorur platforma të ndryshme në rrjetet sociale.

Më pas, këta persona detyroheshin të përfshiheshin në shpërndarje droge apo paligjshmëri të tjera. Gjatë operacionit në Vlorë, u shoqëruan 18 ukrainas, viktima të kësaj skeme, si edhe u sekuestruan pajisjet elektronike që po përdoreshin prej tyre për detyrat e dhëna nga grupi kriminal.

Për llogari të këtij hetimit, SPAK ka marrë dëshmitë e disa personave, që kanë treguar se janë detyruar t’i përgjigjen kërkesave të grupit kriminal, pasi kanë parë video ku personave të tjerë që kanë kundërshtuar janë dhunuar fizikisht dhe ju janë thyer gjymtyrët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Punëtori bie nga lartësia në një shkollë në Elbasan dhe VDES në vend
Previous article PAMJET SHOKUESE/ Një grup adoleshentësh rrahin keq bashkëmoshatarin e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT