• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E EDMOND MËHALLËS/ Kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro
Home
Breaking News

VRASJA E EDMOND MËHALLËS/ Kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

8 December, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, hetuesit po zbulojnë çdo ditë të dhëna të reja që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Dyshohet se shkak për ekzekutimin e 43-vjeçarit ka qenë një konflikt për një borxh të madh ndërsa në qendër të hetimeve ka dalë një emër i njohur në zonën e Elbasanit.

Ai është 35-vjeçari Oklid El Ouejdi, i njohur me nofkat “Kiço” dhe “Oliver”, dhe i identifikuar nga komuniteti lokal si nip i personazhit të njohur “Timi i Elbasanit”.

El Ouejdi është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës drejt Maqedonisë së Veriut dhe konsiderohet person kyç në dosjen hetimore.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu aktivitetin e biznesit “SOLEIL”, një kompani import-eksporti dhe tregtimi automjetesh e regjistruar në emër të tij që prej vitit 2018, marrëdhëniet tregtare të së cilës dyshohet se kanë shkaktuar konfliktin me Mëhallën.

Rreth 10 ditë para vrasjes, në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” ka ndodhur një përplasje fizike midis dy biznesmenëve, lidhur me një marrëveshje tregtare prej rreth 700 mijë eurosh, e cila nuk ishte finalizuar.

Sipas dëshmitarëve okularë, Mëhalla ishte i revoltuar dhe përplasja ndodhi në prani të një personi që shoqëronte El Ouejdin.

Hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë, të cilat sipas të dhënave paraprake kishin probleme pronësie, duke tensionuar situatën.

Pas konfliktit, dyshohet se El Ouejdi ka ndërmarrë hapa për organizimin e atentatit që çoi në ekzekutimin e Mëhallës.
Edmond Mëhalla dhe Oklid El Ouejdi

Deri tani për vrasjen janë arrestuar tre persona me role të ndryshme:

Nevzat (Nevi) Spaho, nga Përrenjasi, i dyshuar si shoferi që ndihmoi autorin të largohej nga zona e Mirakës.

Kujtim Pisha, punonjës karburanti, proceduar për moskallëzim të informacionit.

Xhino Ago, ortak në biznes me Mëhallën, i akuzuar për mosndryshimin e pronësisë së mjetit “Audi” të përdorur në krim.

Në kërkim janë shpallur: Armando Kola, nga Laçi, dhe Marselo Arani, nga Elbasani, i cili ka thyer edhe masën e “arrestit në shtëpi” për çështje të mëparshme.

Edmond Mëhalla, i njohur si Mondi, u ekzekutua me tre plumba mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, pranë biznesit të tij. Euronews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUMP DHE NETANYAHU TAKOHEN MË 29 DHJETOR/ Fokus i bisedimeve armëpushimi në Gaza dhe çarmatimi i Hamasit
Previous article PITBULLI SULMOI PËR VDEKJE 2-VJEÇARIN/ Mamaja: Ndodhi për 30 sekonda, qenin e frikësuan të shtënat me armë…

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT