• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PITBULLI SULMOI PËR VDEKJE 2-VJEÇARIN/ Mamaja: Ndodhi për 30 sekonda, qenin e frikësuan të shtënat me armë…
Home
Aktualitet
Kronikë

PITBULLI SULMOI PËR VDEKJE 2-VJEÇARIN/ Mamaja: Ndodhi për 30 sekonda, qenin e frikësuan të shtënat me armë…

8 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nëna e 2-vjeçarit shqiptar që u sulmua për vdekje nga një qen pitbull në Greqi ka treguar se si fëmija i saj humbi jetën brenda pak sekondash, ndërsa ishte duke përkëdhelur qenin në kopshtin para shtëpisë së tyre.

Dy-vjeçari Leon Dulia u sulmua për vdekje pak pasi ishte kthyer nga pazari me nënën dhe babain e tij. E ëma tregoi se gjithçka ndodhi “brenda më pak se 30 sekondave” dhe fajësoi zhurmat e gjuetarëve në pyll, fishkëllima dhe të shtëna, që frikësuan pitbullin.

Tragjedia ndodhi në ishullin grek Zakynthos, ku familja jetonte prej disa vitesh dhe familjen, pasi u zhvendos nga Andover, Hampshire.

“Leoni ishte ëndrra e çdo nëne, fëmija më i ëmbël që mund të imagjinoni. Edhe njerëzit që nuk pëlqejnë fëmijët, e adhuronin Leonin. Ai ishte i dashur, i veçantë dhe i donte të gjithë, babanë, mua dhe familjen. Ai ishte një djalë i vogël i bukur, gjithmonë i qeshur, plot gëzim. Adhuronte kafshët tona, macet, kuajt, qentë dhe pitbulli nuk kishte qenë kurrë problem deri atë ditë tragjike”, tregoi e ëma për ‘Daily Mail’.

Robbie shpjegoi se qeni ishte shpëtuar nga burri i saj dhe mbahej i lidhur me zinxhir 10 metra në kopsht, pranë pyllit ku po zhvillohej gjuetia.

“Dëgjohej fishkëllima, kishte zhurma armësh. Besoj se kjo e frikësoi qenin”, tha ajo.

Ajo tregoi se brenda çastit që hynë në shtëpi për të sistemuar pazarin, Leoni doli te qeni dhe gjithçka ndodhi menjëherë.

“E gjetëm të shtrirë në tokë. Dukej sikur ishte kafshuar vetëm një herë. Ambulanca e mori Leonin dhe nxituan, por besoj se ishte tepër vonë. Mjekët e konfirmuan vdekjen sapo mbërritëm”, tha e ëma.

Ajo shtoi se nuk kishte shenja rreziku nga pitbulli.

“Nëse do ta dija, s’do ta kisha lënë kurrë Leonin të luante me pitbullin. Ai ishte ushqyer, kishte pirë dhe kurrë s’kishte treguar agresivitet. Kur burri im e gjeti, qeni ishte shumë i dobët, ne e ushqyem, dhe e zbutëm”, shton ajo.

Robbie hodhi poshtë raportet se ajo dhe burri janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

“Kemi dhënë deklarata, por policia nuk na ka njoftuar për procedura penale. U shpjeguam se qeni ishte i lidhur dhe i kujdesur”, tha e ëma e 2-vjeçarit.

Ajo kujton se gjithçka ndodhi në çast.

“E para që dëgjuam ishte vajza jonë që hyri dhe tha: ‘Leonin e ka kafshuar pitbulli’. Kur dolëm, Leoni nuk po lëvizte. Ishte vetëm një kafshim, por kurrë s’e mendon dot se mund të marrë jetë”, tregon ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E EDMOND MËHALLËS/ Kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro
Previous article PËRSHKALLËZOHET DHUNSHËM SITUATA NË GREQI/ Përmbysin makinën e policisë, fermerët depërtojnë në pistën e aeroportit në Kretë

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT