• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Hetohet kryetari i ri i bashkisë Berat, Ervin Ceca
Home
Politikë

MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Hetohet kryetari i ri i bashkisë Berat, Ervin Ceca

8 December, 2025 s.autor Politikë

Është zhvilluar mesditën e sotme në sallën e Këshillit Bashkiak Berat, ceremonia e betimit të kryetarit të ri të bashkisë Berat, Ervin Ceca. Në ceremoni kanë qenë të pranishëm Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare, deputetë, anëtarë të këshillit bashkiak, përfaqësues nga shoqëria civile etj.

Në nisje të ceremonisë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo e ka cilësuar ditën e sotme të rëndësishme për qytetin sepse sot zyrtarizohet në detyrë kryebashkiaku i ri.

“Jam i bindur se kryetari i ri i bashkisë Berat do të ketë në fokusin e tij ruajtjen e vlerave të qytetit dhe ruajtjen e bashkëjetesës fetare. Dinamika që ka qyteti do të marrë një përgjigje pozitive nga kryetari i ri i bashkisë Berat, sepse ai ka dashuri për këtë qytet dhe është njeri dashamirës. Jemi përpara një periudhe intensive, përsa i përket reformave në pushtetin vendor dhe unë jam i bindur se bashkia e Beratit do të japë kontributin e saj për këto reforma dhe sidomos për atë të reformës territoriale”-,ka thënë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Pas betimit të bërë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo i vendosi kryetarit të bashkisë Berat, Ervin Ceca shiritin e kryebashkiakut. Kryebashkiaku i ri Ervin Ceca, ka deklaruar pas marrjes zyrtarisht të detyrës se, do t’i shërbej më së miri qytetit të Beratit.“Kjo bashki ka qenë një histori suksesi dhe ky mandat do të jetë vijimi i punës së nisur për ti shërbyer Beratit. Besoj se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne do të arrijmë rezultate të qëndrueshme”-,ka thënë kryetari i ri i bashkisë Berat, Ervin Ceca.

Përfundimi i ceremonisë së betimit të kryebashkiakut të ri të bashkisë Berat është mbyllur me Himnin e Flamurit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Berlini në shpirtin e Krishtlindjes, kryeqyteti gjerman zbukurohet për festat e fundvitit
Previous article PROTESTAT E FERMERËVE BLLOKOJNË SËRISH AKSIN KAKAVIJË-JANINË/ Policia shqiptare: Do lejohen vetëm makinat për emergjenca

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT