• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“STUDENTËT ISHIN, HERONJ MBI HERONJ”/ Berisha: 8 dhjetori 1990, ditëlindja e lirive të shqiptarëve
Home
Politikë

“STUDENTËT ISHIN, HERONJ MBI HERONJ”/ Berisha: 8 dhjetori 1990, ditëlindja e lirive të shqiptarëve

8 December, 2025 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar sot 8 Dhjetorin 1990, duke e cilësuar këtë datë si “ditëlindjen e lirive të shqiptarëve” dhe një nga momentet më të rëndësishme në historinë demokratike të vendit. Në një fjalim përballë dhjetoristëve dhe qytetarëve të pranishëm, Berisha vlerësoi rolin vendimtar të studentëve që nisën protestat e para kundër regjimit komunist.

Ai përmendi Azem Hajdarin si “tribunin e lirisë” dhe udhëheqësin e protestave që, sipas tij, “si një uragan ndanë epokat” dhe sollën pluralizmin politik në vendin më monist të Europës së asaj kohe. Berisha tha se studentët e dhjetorit ishin “misionarë të paepur” që me moton Liri dhe Demokraci-Shqipëria si Europa, u përballën me një regjim represiv që ende ekzekutonte të rinj në kufi, shkruan A2 CNN.

“Studentët ishin heronj mbi heronjtë”, u shpreh Berisha, duke theksuar se ata u ngritën të vetëm, pa mbështetje të brendshme apo ndërkombëtare, dhe me guximin e tyre përballuan tanket dhe mitralozët e regjimit. Sipas tij, revolucioni demokratik brenda 72 orësh u kthye në lëvizjen më të fuqishme paqësore në historinë e Shqipërisë, duke imponuar pranimin e pluralizmit dhe themelimin e Partisë Demokratike.
Berisha tha se kombi shqiptar e nderon 8 Dhjetorin si një ditë që shënoi nisjen e lirisë pas dekadave të diktaturës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTAT E FERMERËVE BLLOKOJNË SËRISH AKSIN KAKAVIJË-JANINË/ Policia shqiptare: Do lejohen vetëm makinat për emergjenca
Previous article EKSTRADOHET NGA SPANJA NJË 46-VJEÇAR/ Ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje të një personi në Berat

s.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT