• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

7 December, 2025 s.autor Rajon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë i ka miratuar mbi 70 mijë aplikime për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sipas të dhënave preliminare, gjatë periudhës 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor) përmes platformës elektronike të KQZ-së, janë pranuar mbi 84.700 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar rreth 71.900 ndërkaq janë refuzuar rreth 6.700. Në vlerësim e sipër janë rreth 5.900 aplikime”, ka thënë Elezi në disa përgjigje me shkrim, përcjell A2.

Ai ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e votuesve janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi 51.000 sosh, për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe rreth 2.500 të tjerë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

“Rreth 18.000 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, ka thënë mes tjerash Elezi.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, KQZ-ja pati regjistruar afro 105 qytetarë në diasporë për të votuar në atë proces.

Në ato zgjedhje, Kosova e ka organizuar për herë të parë votimin fizik nëpër përfaqësitë diplomatike, përkatësisht në 16 ambasada dhe 14 konsullata në 19 shtete të ndryshme të botës.

Zgjedhjet e parakohshme mbahen pasi për partitë politike të Kosovës ishte e pamundshme që të arrinin konsensus për të ecur përpara, pas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, meqë asnjëra parti nuk arriti t’i siguronte numrat e nevojshëm për të qeverisur e vetme.

Lëvizja Vetëvendosje doli e para dhe fitoi 48 ulëse në Kuvend, duke i lënë prapa Partinë Demokratike të Kosovës me 24 ulëse, Lidhjen Demokratike të Kosovës me 20, Listën Serbe me nëntë dhe koalicionin mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me tetë të tilla.

Ulëset tjera ishin të rezervuara për pakicat.

Disa parti në Kosovë kanë qenë në favor të caktimit të 28 dhjetorit si datë për zgjedhje, me arsyetimin se shumë shtetas të Kosovës nga diaspora kthehen në vendlindje në kohën e festave.

Në mesin e tyre ka qenë Lëvizja Vetëvendosje, e cila i ka fituar shumicën e votave të diasporës më 9 shkurt.

Disa parti tjera kanë përmendur problemet eventuale që mund të dalin me monitorimin e procesit më 28 dhjetor, pasi një pjesë e vëzhguesve ndërkombëtarë mund të mos jenë të angazhuar, marrë parasysh që një pjesë e madhe e botës është në periudhë pushimesh.

Megjithatë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka arsyetuar vendimin e saj, duke thënë se KQZ-së i është dashur kohë për t’u përgatitur, meqë vendi i ka mbajtur edhe dy procese tjera zgjedhore në tetor dhe nëntor – dy runde të zgjedhjeve lokale./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQETËSIME NË BALTIK/ Suedezët ndeshen ‘gati çdo javë’ me nëndetëse ruse
Previous article NGA MËNGJESI DERI NË DARKË/ Ja sa gota me ujë duhet të pini

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT