• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDI NË KOSOVË/ Gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para
Home
Rajon

TRAGJEDI NË KOSOVË/ Gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

7 December, 2025 s.autor Rajon

Grupi i kërkimit në fshatin Grabanicë të Klinës ka gjetur këtë të dielë, më 7 dhjetor, trupin e pajetë të një gruaje, e cila mbrëmjen e kaluar ishte raportuar nga familjarët si e zhdukur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për mediat se trupi u gjet rreth orës 13:15 në lumin e Bardhë, afër urës së fshatit, pas kërkimeve të intensifikuara nga njësitë policore.

“Mbrëmë rreth orës 19:00, familjarët raportuan se viktima ishte larguar nga shtëpia dhe nuk gjendej. Rasti ishte iniciuar si ‘person i zhdukur’. Sot gjatë kërkimeve, trupi i pajetë u gjet rreth një kilometër larg urës së fshatit,” tha Gashi për gazetën Telegraf. Ndërkohë mediat lokale shkruajnë se gruaja ishte shtatzënë.

Mjeku ka konstatuar vdekjen në vendngjarje, ndërsa hetuesit policorë dhe prokurori i shtetit kanë kryer procedurat e para hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.
Siç shkruan Klan Kosova, Prokuroria e Pejës, përmes zëdhënësit Shkodran Nikçi, bëri me dije se në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe njësiti i zjarrfikësve për të ndihmuar në nxjerrjen e trupit dhe se policia ka marrë autorizim për të kryer të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Një i pajetë u gjend në Lumbardh. Veç prokurores e policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësave që e ka bërë tërheqjen e trupit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi u dërgua në IML. Kurse, policia ka marrë autorizimin nga prokurori për t’u kryer të gjitha veprimet hetimore që të ndriçohen rrethanat e rastit”, tha Nikçi.

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E EDUART REÇIT/ Komshiu bën RRËFIMIN: Ishte njeri konfliktual, në 5 veta në lagje me 2 kishte debate! Ka qenë njeriu më i zi në botë
Previous article U DHUNUA DHE U HODH NË PLEHRA/ Dashnor Sula adopton qenushen që u abuzua në Shkodër

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT