• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON SALIANJIN/ Berisha: Axhendë personale për të mashtruar demokratët, iu bashkuan tradhtarët
Home
Politikë

SULMON SALIANJIN/ Berisha: Axhendë personale për të mashtruar demokratët, iu bashkuan tradhtarët

4 December, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Sali Berisha u shfaq i shqetësuar pas Foltores së Ervin Salianjit në qytetin bregdetar të Durrësit, ku mesazhet për lidershipin i dha të qarta për hapjen e partisë. Kreu i PD-së, kësaj radhe me gjuhë edhe me të ashpër e sulmoi Salianjin, duke e cilësuar një takim privat me axhendë personale. Ndonëse salla e takimit ishte mbushur plote me demokratë, Berisha u përpoq ta minimizonte pjesëmarrjen duke thënë se demokratët nuk u mashtruan dhe se e bojkotuan takimin.

“Është një anëtar kryesie, i cili ka një axhendë personale, i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf. Është një anëtar kryesie, i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën dhe të gjitha. Do të ketë axhendë personale, ta vazhdojë gjer në fund. Se çfarë ishte salla, atë e di unë. I përgëzoj anëtarët dhe demokratët e Durrësit, të cilët e braktisën, i përgëzoj”, tha Berisha.

Deklaratave të Salianjit se shqetësimet e demokratëve nuk janë dëgjuar, Berisha i cilësoi mashtrime.

“Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh se para jush dhe të gjithë shqiptarëve, këto katër vite militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij. Dhe vota është mënyra më e mirë e dëgjimit. Pra, të zgjedhësh një axhendë personale, është një zgjedhje, të cilën unë nuk kam asnjë kundërshtim. Ai po ndjek një axhendë personale dhe kaq. Të vazhdojë me axhendën e tij personale”, vijoi ai.

Ndërsa grupin e demokratëve që iu bashkuan Salianjit, i shpalli “tradhtar” të partisë, duke i akuzuar se gjatë fushatës kanë punuar për PS dhe se foltores iu bashkuan për interesat e tyre personale.

“Aty ishin një grup të pakënaqurish që nuk u futën në listat për deputetë, kishte të tjerë që punuan për PS, ç’është e vërteta dhe që kanë frikë analizën që do bëhet se do u dalë. Do jetë analiza. Ata që i kanë tradhtuar militantët dhe punuan për Ani Dyrmishët dhe të tjerët, sigurisht do japin hesap para strukturave. Ata të cilët zgjodhën turizëm në mes të fushatës, ata sigurisht bashkohen se kanë qëllimet e tyre. Pashë individë që kanë punuar për Ami Dyrmishët, pashë të tjerë që ia kanë mbathur në mes të fushatës për turizëm në mënyrë të dokumentuar”, vijoi Berisha.

Pyetjes nëse Salianji do të bëhet ‘kokë turku’ dhe do përjashtohet nga partia pas kësaj lëvizje, Berisha iu përgjigj kështu: “Doni ushqim që të mbuloni skandalet e qeverisë, por Salianji të vazhdojë axhendën e tij personale.”

Ndërsa deputetët demokratë jashtë Kuvendit zgjodhën t’i shmangen pyetjeve të gazetarëve për foltoren e Salianjit duke mos e komentuar drejtpërdrejtë, por fokusin e vendosën tek beteja me qeverinë e korruptuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI/ Bido-Shehajt: Po përdor Kuvendin për show dhe reels-in e radhës! Deputeti i ‘Mundësia’ e ironizon: Sillu si një ligjvënës i ri
Previous article E RËNDË/ Shpërthen bombola e gazit në Tiranë, plagoset pronari i biznesit

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT