• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAMJET/ Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në rend dite edhe shqyrtimi i 14 projektligjeve
Home
Politikë

PAMJET/ Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në rend dite edhe shqyrtimi i 14 projektligjeve

4 December, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kuvendi po zhvillon  këtë të enjte, më 4 dhjetor, një seancë plenare ku do të shqyrtohen 14 projektligje të depozituara, si dhe raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024. Pas miratimit të procesverbalit të seancës së 2 dhjetorit dhe njoftimeve procedurale, deputetët do të dëgjojnë prezantimin e KQZ-së mbi veprimtarinë e institucionit përgjatë vitit të kaluar.

Paketa që do të diskutohen përfshijnë marrëveshje ndërkombëtare, memorandume dhe kontrata financiare për projekte infrastrukturore, si dhe ndryshime ligjore në sektorët e mjedisit, shëndetit publik, minierave dhe në rolin e Kuvendit në procesin e integrimit europian.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.12.2025.

2. Njoftime.

3. Raporti i veprimtarisë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024.

Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshilli t të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”.

Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002”.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”.

Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës – Rrogozhinë’””.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ Ankimi në GJK për pezullimin e Ballukut, Peleshi rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe bore në disa zona

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT