• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOLTORJA NË DURRËS/ Salianji: Kam bërë burg për PD-në, të përshpejtojmë procesin e ripërtëritjes së partisë
Home
Politikë

FOLTORJA NË DURRËS/ Salianji: Kam bërë burg për PD-në, të përshpejtojmë procesin e ripërtëritjes së partisë

3 December, 2025 s.autor Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha se procesi i ripërtëritjes së PD-së duhet përshpejtuar, gjë që sipas tij, e tregoi edhe pjesëmarrja qytetare në takimin e zhvilluar në Durrës.

Ai tha në një intervistë për A2 CNN pas takimit në qytetin e Durrësit, se ka bërë burg për Partinë Demokratike dhe se do të jetë gjithmonë në krah të çdo demokrati e qytetari.

“Ajo që unë kam thënë se duhet përshpejtuar procesi i ripërtëritjes së PD-së, besoj se u tregua në një sallë që ishte e tejmbushur dhe që kishte njerëz pafundësisht jashtë. Ky është një zgjim për PD-në.

Shumë prej figurave të rëndësishme nuk janë kontaktuar në 7 muajt e fundit dhe unë falenderoj çdo demokrat që ishte këtu, gjithë strukturën e lartë të PD-së të zgjedhur me votë për degën Durrës që ishte këtu.

U kërkua nga miq që të bënim takimin këtu dhe ne ishim të pranishëm. Unë jam përherë në krah të qytetarëve dhe demokratëve. Unë kam bërë burg për PD-në. Shumë prej nesh këtu kanë sakrifikuar vendet e punës dhe financat, si dhe kanë mbajtur mbi supe represionin”, tha mes të tjerash Salianji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUHET TË KRIJOJMË NJË PARTI TË FORTË"/ Alimehmeti thirrje demokratëve në Durrës: Mbani këtë ritëm, kjo është diferenca jonë
Previous article VRASJA E BIZNESMENIT NË ELBASAN/ Detajet: Qitësi dyshohet të jetë shtetas i huaj

s.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT