• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
5 TEKSTET NË TRYEZË/ 20% e Donetskut dhe garancitë e Kievit: Si dështoi takimi SHBA-Rusi për Ukrainën
Home
Nderkombetare

5 TEKSTET NË TRYEZË/ 20% e Donetskut dhe garancitë e Kievit: Si dështoi takimi SHBA-Rusi për Ukrainën

3 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Siç pritej, asnjë zhvillim. Pas gati pesë orësh bisedimesh mes Vladimir Putin dhe të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, nuk ekziston ende një plan kompromisi për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, siç ka deklaruar këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov. Thelbi i çështjes, thonë si Moska ashtu edhe Uashingtoni, mbeten “territoret”. Rusia kërkon njohjen e rajoneve që ka aneksuar në mënyrë të njëanshme, përfshirë zonat që nuk i ka pushtuar ende, duke nisur nga 20 për qind e rajonit të Donetskut ende nën kontrollin e forcave ukrainase. Por për Kievin dhe aleatët e tij integriteti territorial është një vijë e kuqe. Në prag të takimit, politologia ruse Tatiana Stanovaja, themeluese e qendrës së analizës RPolitik, vërejti: “E kuptoj sa larg janë të gjithë ndërmjetësit/negociatorët për paqen në Ukrainë (jo rusë, sigurisht) nga kuptimi i kërkesave të Kremlinit në tërësinë e tyre. Ajo që po negociohet tani dhe perceptohet si kërkesa maksimaliste të Moskës është vetëm maja e ajsbergut”.

Bisedimet mes Putin dhe Witkoff e Kushner

Bisedimet nisën me dy orë e gjysmë vonesë, çka i dha mundësi Putinit të lëshonte deklarata të reja luftarake mbi gatishmërinë e tij për të angazhuar një “luftë me Evropën”, nëse është e nevojshme, dhe për të “izoluar Ukrainën nga deti”, nëse ajo do të vazhdojë të godasë cisternat e “flotës së tij në hije” në Detin e Zi. Fjalë që përgatitën terrenin për përballjen e zgjatur gati pesë orë dhe të përfunduar pas mesnatës së Moskës.

Çfarë u diskutua?

Përveç “planit Trump” origjinal me 28 pika, Witkoff dhe Kushner thuhet se i dorëzuan Moskës edhe katër dokumente të tjera, të gjitha të diskutuara gjatë takimit. Një prej tyre ishte ndoshta plani i shkurtuar me 19 pika i përshtatur nga amerikanët dhe ukrainasit në Gjenevë. Nuk është e qartë se cilët dokumente të tjerë janë paraqitur. Këshilltari Ushakov, i cili foli për gazetarët pas takimit, pas formaliteteve të zakonshme mbi një bisedë “shumë të dobishme”, “konstruktive” dhe “substanciale”, tha se nuk ka dalë “asnjë plan kompromisi”. Diskutimi thuhet se u përqendrua te “substanca” dhe jo te detajet, dhe të dy palët ranë dakord të mos bëjnë publik përmbajtjen e negociatave. Edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, është përmbajtur nga komentet duke thënë se nuk dëshiron të angazhohet në atë që e quajti “diplomaci me megafon”. Sipas Ushakov, Putin nuk e ka fshehur qëndrimin e tij “kritik” dhe “madje negativ” ndaj disa “propozimeve amerikane”. Disa do të ishin “më afermendsh të pranueshme” për Rusinë, por “duhet të diskutohen”, ndërsa të tjerat “jo”.

Nyja e territoreve

Ndër çështjet “specifike” të diskutuara ishin “çështjet territoriale”, pa të cilat (ne rusët) nuk shohim asnjë zgjidhje”, ka thënë Ushakov. Më herët hgjatë ditës, një zyrtar rus i tha NBC News se Putin nuk do të bënte asnjë hap pas në asnjë rrethanë, veçanërisht për transferimin e të gjithë territorit të Donbasit te Rusia, për kufizimin e përmasave të forcave të armatosura ukrainase dhe për njohjen nga SHBA dhe Evropa të aneksimit të territoreve ukrainase. Sipas sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, pika kryesore e mosmarrëveshjes është 20% i rajonit të Donetskut që mbetet nën kontrollin e Ukrainës. “Në këtë moment, ata po luftojnë fjalë për fjalë për një hapësirë prej 30-50 kilometrash dhe për pjesën e mbetur prej 20% të rajonit të Donetskut. Dhe ajo që ne po përpiqemi të bëjmë – dhe besoj se kemi bërë disa përparime – është të kuptojmë se për çfarë ukrainasit mund të bien dakord, çfarë do t’u garantonte atyre sigurinë e ardhshme, në mënyrë që vendi i tyre të mos pushtohet më kurrë… që të mos bëhet një shtet kukull, por të mbetet realisht i pavarur dhe sovran. Për ta bërë këtë, duhet të flasim me të dyja palët”. Stanovaya i ka përmbledhur mirë negociatat: “Putin nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkesat e tij themelore. Qëllimi i vetëm i këtij takimi ishte paraqitja sa më e qartë e pozicionit të tij, duke eliminuar çdo ambiguitet, dhe ta bënte këtë nga një pozicion më i sigurt. Llogaritja e Moskës është e thjeshtë: Uashingtoni tani duhet të ushtrojë presion mbi Kievin që të pranojë këto kushte si të vetmen rrugë të mundshme për paqen”.

Çfarë thanë Witkoff dhe Kushner

Witkoff dhe Kushner nuk kanë dhënë deklarata zyrtare dhe deri tani nuk ka patur rrjedhje informacioni. Pas takimit, të dërguarit e Donald Trump shkuan në ambasadën amerikane, ku qëndruan “më pak se një orë”, për t’u nisur më pas nga Moska rreth orës 3 të mëngjesit me orën e Moskës. Sipas Ushakov, ata u nisën direkt për në Uashington. Dje Axios shkroi se Witkoff dhe Kushner do të takonin presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Evropë, por sot në mëngjes Kyiv Post raportoi se takimi ishte anuluar.

Paqja më afër?

Kur gazetarët pyetën nëse paqja ishte më afër, Ushakov u përgjigj: “Nuk jemi më afër, kjo është e sigurt. Ka ende shumë punë për të bërë, si në Uashington ashtu edhe në Moskë”. “Nuk është gjetur ende një kompromis. Puna do të vazhdojë” në nivel delegatësh dhe asistentësh. Mundësia për një samit të ri Rusi-SHBA do të varej nga suksesi i kësaj përpjekjeje./La Repubblica

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUBA NË ERRËSIRË/ 1.7 milion banorë mbeten pa energji për shkak të infrastrukturës së vjetëruar
Previous article SHOKUESE NË ITALI/ SHQIPTARJA rrihet për vdekje nga bashkëshorti (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT