• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUSH JENI JU MORE…”/ Braçe “përplaset” me zv.ministrin e Financave: Po godisni bujqësinë
Home
Politikë

“KUSH JENI JU MORE…”/ Braçe “përplaset” me zv.ministrin e Financave: Po godisni bujqësinë

3 December, 2025 s.autor Politikë

Gjatë Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i PS-së, Erion Braçe, nuk i kurseu kritikat ndaj zv/ministrit të Financave, Endrit Gjyzeiraj.

Në fjalën e tij, Braçe i kërkoi llogari zv/ministrit se përse nuk kompensohen bujqit që shesin prodhimin e tyre dhe nuk e çojnë te pikat grumbulluese, duke shtuar se kjo ka goditur drejtpërsëdrejti sektorin e bujqësisë.

“Ky qëndrim që është refraktar që nga viti 2018 e deri tani ka sjellë atë gjendjen e bujqësisë që kemi sot. Për të paktën 4 vite me rënie dhe me një ndikim të vogël. Tani ky qëndrim më shtyn që të besoj se Ministria e Financave e ka qëllim këtë gjë. Pra të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë funksion shumë të gjerë si bujqësia.

Dy gjëra ka. Ose propozimet janë profesionale dhe duhen marrë parasysh, ose nuk janë profesionale dhe nuk merren parasysh. Këtë të dytën vetëm, në Shqipëri e dëgjoj. Historia që ne e kemi sjellë këtë ligj dhe duam që të miratohet, kur Kushtetuta thotë që taksat i cakton Kuvendi dhe jo qeveria, normal që nuk shkon. Veç gjërave që propozoi zotëria, e dini që në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore që shesin bujq, por nuk shesin grumbullues. Kush është kjo qeveri që thotë që ti që prodhon dhe shet vetë në tregun e Lushnjës prodhimet e tua, nuk merr kompensim. Kush jeni ju që e thoni këtë?!

Ju thoni që nuk jepni kompensim sepse nuk e çon në një grumbullues. Kush jeni ju që doni t’i zhdukni komplet? Kush mo, kush?! Nuk dua ta çoj te një grumbullues, dua ta shes vetë në treg. Kush jeni ju që thoni s’merr kompensim?! Që vini këtu dhe thoni që do rrini te ligji që keni sjellë dhe nuk reflektoni, është problem shumë i madh. Mendoja që ky debat do bëhej këtu, por ky debat do të shkojë në sallën e Kuvendit”-, tha ndër të tjera Braçe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHMIA PËR "21 JANARIN"/ Berisha: Kryeministri, asnjë lidhje me asnjë regjistër të asnjë institucioni
Previous article ARRESTOHET BIZNESMENIA E NJOHUR/ Transferoi pasuritë e shoqërisë tek kompania e saj duke përfituar 1 milion euro

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT