• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MONDI MËHALLËS NË ELBASAN/ Arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit! Në kërkim një tjetër
Home
Breaking News

VRASJA E MONDI MËHALLËS NË ELBASAN/ Arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit! Në kërkim një tjetër

2 December, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Në pranga është vënë ish-ortaku i Mëhallës me akuzën për vrasje si dhe roja i karburantit “Xhaxhi Oil”, ku ndodhi ngjarja, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Naldi Gjini, i cili u shoqërua një ditë më parë pasi ishte parë ditët e fundit duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e 43-vjeçarit, është ende i shoqëruar dhe pa fletë arresti. Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Naldo Gjini, me origjinë nga Lezha, ishte parë ditëve të fundit të qarkullonte në rrugën e Kombit me makinën që përdorën autorët në vrasje. Policia e Lezhës ushtroi kontrolle në banesën e tij në Lezhë. Automjeti i përdorur nga autorët ishte në pronësi të subjektit të viktimës, që jepte makina më qira.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës kur biznesmeni Mondi Mëhalla sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil” dhe hyrë në makinën tip “Range Rover”. Ai u qëllua tre herë me plumba pistolete, dy prej të cilëve e kapën në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Njëri nga autorët ka dalë nga makina tip “Audi”, është afruar dhe e ka qëlluar. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në fshatin Mirakë.Brenda mjetit, që u gjet e djegur paraditen e djeshme, u gjet edhe një pistoletë Beretta e përdorur në krim.

43-vjeçari nuk ishte person i panjohur për policinë, me precedentë për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje. Ai jetonte në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa kishte shtrirë prej vitesh aktivitetet e tij të biznesit në Elbasan. Ai ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil, pranë të cilit u ekzekutua në atentatin mafioz, një shërbimi taksi “El Taxi”, të ngritur së fundmi si dhe deri para pak vitesh posedonte një lokal të njohur në Elbasan, “Hollywood Lounge Bar”, aktualisht me aktivitet të pezulluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT SEANCA PARAPRAKE PËR DOSJEN "VELIAJ"/ GJKKO pritet të vendosë për kalimin ose jo për gjykim
Previous article ABZHR ABUZIM ME FONDET PËR BUJQËSINË/ 2 milionë euro për fermerët në Malësinë e Madhe, tokat e mbjella ishin vetëm në letër

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT