Ky është momenti kur autobusi “Green Line” i linjës Astir-Qendër përplas vajzën që i preu rrugën me biçikletë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielëspranë Pallatit me Shigjeta.
Në video shihet teksa autobusi e merr përpara të renë. Autobusi më pas është përplasur me një pemë, dhe ka marrë përpara edhe një makinë të parkuar duke e nxjerrë në trotuar.
Vajza është dërguar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e saj. Ndërkohë, shoferi i autobusit është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


