Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka paraqitur një kërkesë zyrtare për falje Presidentit izraelit Isaac Herzog, njoftoi të dielën zyra e presidentit izraelit.
“Zyra e Presidentit është në dijeni se kjo është një kërkesë e jashtëzakonshme që mbart me vete implikime të rëndësishme.
Pasi të marrë të gjitha opinionet përkatëse, Presidenti do ta shqyrtojë kërkesën me përgjegjësi dhe sinqeritet”, tha zyra e Herzog. Kërkesa vjen disa javë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nxiti autoritetet e Izraelit të falte Netanyahun.
Në një deklaratë të filmuar, Netanyahu tha se gjyqi e ka ndarë vendin dhe se një falje do të ndihmonte në rivendosjen e unitetit kombëtar. Ai tha gjithashtu se kërkesa që ai të paraqitet në gjykatë tri herë në javë është një shpërqendrim që ia vështirëson atij udhëheqjen e vendit.


