• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPIUNËT E RINJT Ë KOMANDUAR/ Rusia stërvit pëllumba me implante në tru dhe mikro kamera
Home
Nderkombetare

SPIUNËT E RINJT Ë KOMANDUAR/ Rusia stërvit pëllumba me implante në tru dhe mikro kamera

28 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një lloj i ri spiunazhi në ajër janë pëllumba me implante cerebrale, që mund të kontrollohen nga distanca si dronë, prezantoi një kompani e teknologjisë neuronale në Moskë.

Kompania Neiry, e cila ka lidhje të ngushta me Kremlinin, thotë se teknikët e saj mund të drejtojnë tufat e pëllumbave “sipas dëshirës”, falë një sistemi që kombinon neurokirurgji me precizion të lartë dhe përpunim komandash në kohë reale.

Të ashtuquajturit “bird-biodrones” PJN-1 nuk janë gjë tjetër veçse pëllumba të zakonshëm, në trurin e të cilëve janë vendosur mikroelektroda me precizion milimetrik.

Një kuti e vogël, me energji diellore dhe e vendosur mbi trupin e pëllumbit, përmban GPS, pajisje elektronike dhe një marrës që dërgon sinjale në implant.

Operatorët mund të drejtojnë pëllumbat duke stimuluar zona të caktuara të trurit, duke i bërë ata “të besojnë” se duan të fluturojnë në drejtimin e dëshiruar.

Kompania siguron se “nuk kërkohet asnjë trajnim” dhe se teknologjia e udhëheqjes mund të aplikohet tek çdo kafshë. Neiry thotë se pëllumbat mund të përshkojnë mbi 500 km në ditë.

Themeluesi i Neiry, Aleksandër Panov, pohon se sistemi mund të përdoret te çdo lloj shpendi si korbat për ngarkesa më të rënda, pulëbardhat për zonat bregdetare dhe madje edhe albatrosët për mbikëqyrjen e sipërfaqeve të mëdha detare.

Kompania e prezanton teknologjinë si mjet për “monitorimin e instalimeve të ndjeshme”, por nuk fsheh se mund të përdoret edhe për qëllime ushtarake apo operacione sekrete.

Megjithëse Neiry deklaron se synon “100% mbijetesë” të shpendëve, nuk ka publikuar të dhëna për numrin e atyre që kanë ngordhur gjatë ose pas ndërhyrjeve. Praktika ka shkaktuar reagime, ndërsa kompania më parë është kritikuar edhe për eksperimente mbi lopët, në përpjekje për të rritur prodhimin e qumështit përmes ndërhyrjeve në tru.

Këto “bio-dronë” mund të përdoren si bartës të padukshëm të mikro-kamerave në zona urbane, ku pëllumbat apo shpendët e ngjashëm nuk tërheqin vëmendje, një metodë e përdorur edhe nga CIA gjatë Luftës së Ftohtë.

Ekspertët theksojnë se kjo teknologji mund të shfrytëzohet edhe në zona lufte, si në Ukrainë, duke ofruar mbikëqyrje të fshehtë me kosto të ulët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CEREMONIA E DITËS SË FLAMURIT/ Begaj: Krenar për rolin tonë në rajon dhe partneritetin strategjik me SHBA
Previous article Diplomaci me byrek e kos

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT