• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CEREMONIA E DITËS SË FLAMURIT/ Begaj: Krenar për rolin tonë në rajon dhe partneritetin strategjik me SHBA
Home
Politikë

CEREMONIA E DITËS SË FLAMURIT/ Begaj: Krenar për rolin tonë në rajon dhe partneritetin strategjik me SHBA

28 November, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Bajram Begaj organizoi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit tha se pas më shumë se një shekulli si shtet i pavarur, Shqipëria ka krijuar sot një imazh serioz në arenën ndërkombëtare dhe është bërë një partner i besueshëm i fuqive rajonale por edhe atyre të mëdha botërore.

Rëndësi të veçantë presidenti Begaj i kushtoi diasporës shqiptare, për të cilën tha se është një urë e fuqishme e Shqipërisë me botën.

“Është zemra jonë që rreh larg, detyra jonë si shtet është t’i dëgjojmë, t’i përfshijmë dhe t’u krijojmë hapësira reale pjesëmarrjeje. Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike, me drejtësinë funksionale, me mundësinë që u ofrojmë të rinjve dhe dashurinë për atdheun. Këto janë sfidat që na bashkojnë – pavarësisht bindjeve tona politike. Bota e sotme po ndryshon me shpejtësi, arkitektura globale po rifigurohet. Në këto kohë transformimesh dhe tronditjesh na duhet vendosmëri e qartë dhe vizion. Viti 2025 na gjeti në një mjedis dinamik. Shqipëria ka fituar besueshmëri si vend që kontribuon në paqen dhe sigurinë dhe dialog. Shqipëria mbetet e besueshme për aleatët tanë euroatlantikë. Ne jemi krenar për lidhjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti Begaj theksoi nevojën e bashkimit dhe forcimit të faktorit shqiptar në Ballkan, si një rrugë më e sigurt për përparimin e kombit dhe mirëqenien e çdo bashkëatdhetari në rajon dhe jo vetëm.

“Fatet tona u ndanë kundër dëshirës tonë, sot fati i Shqipërisë dhe i Kosovës dhe i gjithë shqiptarëve në rajon është në duart tona. Çdo arritje e Kosovës dhe e komuniteteve shqiptare në rajon është krenari për ne. Sot kudo ku jetojnë shqiptarët është ditë feste. Është koha të jemi bashkë, të mbështesim zhvillimin e komuniteteve shqiptare dhe të punojmë që çdo shqiptar brenda e jashtë vendit të ndihet pjesë e një kombi që ecën përpara”,- tha Begaj.

Në fund të fjalës së tij, kreu i shtetit ngriti një dolli me 3 “shëndete”.

“Shëndeti i parë është për Ditën e Flamurit, urimi i dytë për flamurin kuq e zi dhe urimi i tretë është për kombin shqiptar! Lavdi përjetë’,- uroi Begaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Mosmiratimi i buxhetit rrezikon mirëqenien sociale
Previous article SPIUNËT E RINJT Ë KOMANDUAR/ Rusia stërvit pëllumba me implante në tru dhe mikro kamera

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT