• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JENI NË PËRGJIM, TI NUSJA DHE…”/ Si dekonspironte operacionet oficeri i Antiterrorit: Nëse do info të tjera, bojnë lekë
Home
Aktualitet
Kronikë

“JENI NË PËRGJIM, TI NUSJA DHE…”/ Si dekonspironte operacionet oficeri i Antiterrorit: Nëse do info të tjera, bojnë lekë

28 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera komunikime në aplikacionin Sky Ecc kanë fundosur oficerin e Antiterrorit Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni të përbashkët me prokurorinë e Breshias, pasi akuzohet se informonte grupin kriminal mbi hetimet e policisë.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar ekskluzivisht për BalkanWeb detaje nga dosja, ku jepen komunikime të policit me një anëtar të grupit kriminal. Haxhiaj, kundrejt pagesës, i jepte informacione Dario Alias Denis Myftiut se ky i fundit bashkë me familjarë të tij ishin në përgjim.

PJESË NGA DOSJA MBI KOMUNIKIMET
I.Haxhiaj: Po vazhdove me idenë qe është gjobe po te them prape qe me fal mua, jo cjo nuk eshte gjob, o vlla miq jemi me te gjithë, kur mendon gjoben je gabim se gjoba nuk vehet mes shokesh. Po varja se fjalët e shumta fukarallik, ma boj hallal mua qe te bezdisa. Me po na thua per miq dhe burrnia ime eshte kjo, Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek, kalofsh sa me mire vlla, te rujt Zoti, kjo iahte vetem per shoket, dhurat, noten, nuk eshte gjob, e ke gabim. Nje informacion kudrejt nje pagese, po varja, kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket, kalofsh mire vlla.

Shtetasi Igli Haxhiaj, në datën 05.12.2020, rreth dy orë pasi ka komunikuar me kodin pin 8AIVIH, ka komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me shtetasin Dario Myftiu. Në komunikimet e mësipërme shtetasi Igli Haxhiaj, edhe pse nuk i jep shpjegime se cili është apo se cfarë pune bën, i bën të qartë shtetasit Dario Myftiu se di informacione për të dhe se këmbim të këtyre informacioneve kërkon përfitime të parregullta.
Shtetasi Igli Haxhiaj në këto biseda i komunikon shtetasit Dario Myftiu se, “Kete qellim kisha me te ndihmu…….Vlla kjo pune ka nje kosto dhe po deshe ok po sdeshe ti e di….. qe te te ndihmoj dhe ke per ti pa gjojnat vlla…… Jemi 3 veta nga 5 mij vlla…… Une kam burreri dhe te tregoj gjithcka por duhet ti me bashkpunu dhe mos lon me dyshu qe nga e ke marr vesh. Por do e bejme rastesisht, dmth qe ti e verteton dhe mos biesh ne sy nga e more vesh”.

Nga përmbajtja e bisedave të mësipërme kuptohet se informacioni që ofron shtetasi Igli Haxhiaj te personi tjetër është informacion që lidhet me veprimet hetimore që kanë qenë duke u kryer në atë moment ndaj shtetasit Dario Myftiu. Nga këto biseda provohet qartë fakti se shtetasi Igli Haxhiaj informacionin e ofron në këmbim të përfitimeve monetare, duke i komunikuar se, “Jemi 3 veta nga 5 mij vlla”, shumë e cila duke u vlerësuar edhe në lidhje përmbajtjen e komunikimeve të tjera, vlerësohet se i korrespondon shumës 15,000 Euro.

Gjithashtu, në bisedat e mësipërme të kryera nga shtetasi Igli Haxhiaj ai i komunikon shtetasit Dario Myftiu se, “Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek”. Në këtë mënyrë, shtetasi Igli Haxhiaj ka informuar personin tjetër për veprimet e përgjimit telefonik dhe është i gatshëm që ti ofrojë edhe informacione të tjera, por në këmbim të përfitimeve monetare, duke i thënë se, “Nqs do info te tjera bojn lek” dhe “Nje informacion kudrejt nje pagese”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASI PËR VDEKJE KËMBËSORIN/ Arrestohet 28-vjeçari në Krujë
Previous article SHOKUESE NË GREQI/ E mitura shtatzënë dhunohet barbarisht nga e ëma

s.autor

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT