• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËMET NGA PËRMBYTJET/ Uji nis të tërhiqet në disa zona, pasoja të rënda për qindra familje
Home
Aktualitet
Kronikë

DËMET NGA PËRMBYTJET/ Uji nis të tërhiqet në disa zona, pasoja të rënda për qindra familje

23 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në ditën e 5 të reshjeve të shiut, situata vazhdon të paraqitet problematike në disa zona të vendit.

Shtëpi të përmbytura, toka bujqësorë të pushtuara nga uji, dhe kafshë të ngordhura në stalla. Kjo është situate e kësaj të diele.

Në të vendin rreth 200 familje u evakuuan nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve, nga të cilët 150 janë rikthyer në shtëpitë përkatëse, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në konvikte ose çadra.

Dalja e lumit Seman nga shtrati në Bashkinë Dimal ka dëmtuar 110 hektarë sera të mbjella me perime të stinës.

Ndërsa vetëm Bashkia Dimal mendohet që në ujë të ketë 500 ha, ku fshati më i dëmtuar është Goriçani, në këtë zonë pothuajse të gjithë banorët të ardhurat e vetme i sigurojnë nga të mbjellat në sera, për ta ky do të jetë një vit i vështirë, pasi reshjet e shiut tashmë kanë kalbur prodhimin bujqësor.

E njëjta situatë paraqitet në fshatin Çiflig dhe Arrëz.

Ndërsa në Sarandë afërsisht 500 ha tokë bujqësore është nën prezencën e shiut, deri më tani në këtë bashki numri i bagëtive të mbytura në stalla shkon në 700.

Edhe pse shumë familje u munduan të shpëtonin vetë gjënë e gjallë, disa prej tyre e patën të pamundura, dhe tashmë stallat janë të boshatisura nga gjëja e gjallë, por jo nga uji, që ju mori jetën.
Shumë toka bujqësore janë përmbytur si pasojë e çarjes së argjinaturës Çukë-Bërdënesh, gjithashtu janë përmbytur edhe 15 magazina me baza ushqimore të përmbytura.

Ndërsa në Qarkun e Vlorës, situate është përmirësuar 22 familjet komunitet rom tashmë janë stabilizuar në çadra, ndërsa uji është tërhequr nga banesat dhe tokat bujqësore. Lidhur me situatën e Lumit Vjosë nivelit e ujit kanë rënë në 4 metra, ky përmirësim ka bërë që lumi të jetë brenda shtratit.

Reshjet e shiut nuk kanë bllokuar vetëm rrugët në zonat e thella malore, por edhe rrugën e re, përkatësisht në aksin Qukës-Qafë Pllocë në afërsi të tunele si pasojë e shirave është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke sjellë bllokimin e plotë të aksit, ku kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosi në përdorim baypass provizor për kalimin e mjeteve.

Në Maliq të Korçës situate e reshjeve është përmirësuar, por shiu i 4 ditëve të mëparshme ka sjellë dëme të mëdha për 150 familje duke i përmbytur banesat dhe tokat bujqësore.

Në Korçë mendohet se u përmbytën 300 ha tokë me drithëra, ndërsa në Pogradec kjo sipërfaqe është shumë herë më e vogël, 25 ha tokë bujqësore që ishin të kultivuara me rrush dhe drithëra.

Reshjet e shiut kanë ndikuar që në disa zona të thella në jug të vendit shumë fshatra po përballen edhe me furnizimin e energjisë elektrike, ku ndërprerjet e janë të herëpashershme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRITIKA ZELENSKYT/ Trump: Nuk ka treguar mirënjohje për planin tonë, Evropa vijon…
Previous article LUFTA HIBRIDE E RUSISË/ Gjermania forcon mbrojtjen

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT