Edi Rama: Sa i përket rastit konkret dua të them 3 gjëra. Pavarësia e gjyqësorit, nuk është as slogan, as manovër politike dhe as eksperiment i përkohshëm, por një shkëputje historike nga e kaluara. E realizuar vetëm në vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e kulturës 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmërisë, por ama ka shfaqur dobësitë enjë pushteti krejt të ri, fëmijëror për nga mosha dhe reflekse të vjetra antidemokratike.
Dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin, jo thjeshtë për ne, këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua mua personalisht mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë. Siç thotë një fjalë e mençur, kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pisët
Pezullimi nga detyra i një ministri, zv.kryeministr, një tjetër shfaqje e dobësive që përmenda më lart, dhe e reflekseve antidemokratike që përmenda më lart. Ky është një lart unikal në historinë e Europës, po ashtu dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë. S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe gjykatës të pezullojnë nga detyra një anëtare qeverie, por, nëse një prokuror special dhe gjykatës i shkallës së parë speciale kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cënimi i funksionimit të pushtetit tjetër të pavarur duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe Parlamentit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë. Për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit.


