• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA HAP GRUPKAPITULLIN E FUNDIT/ Komisionerja Kosi: Shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit…
Home
Politikë

SHQIPËRIA HAP GRUPKAPITULLIN E FUNDIT/ Komisionerja Kosi: Shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit…

17 November, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Shqipëria ka hapur zyrtarisht grupkapitullin e fundit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit. Lajmi u konfirmua nga Komisionerja e BE-së, Marta Kosi, e cila vlerësoi progresin e vendit dhe angazhimin e institucioneve shqiptare për zbatimin e reformave thelbësore.

Në deklaratën e saj, Kosi e cilësoi ditën si një moment historik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Bashkimin Europian:

“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që hap të gjithë kapitujt, por edhe për BE. Kjo tregon se Bashkimi Europian ofron rezultate dhe se mund të mbështetemi te Shqipëria.”. Ajo theksoi se progresi nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e fortë të institucioneve shqiptare në zbatimin e reformave të rëndësishme, si dhe pa mbështetjen e vendeve anëtare.

“Ky sukses është rezultat i punës së autoriteteve dhe i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim dhe e mbështesin atë. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit.”., pohoi ajo.

Komisionerja nënvizoi se hapja e të gjithë grupkapitujve është një arritje e rëndësishme, por sfida kryesore mbetet mbyllja e tyre:

“Çelja është sukses, por mbyllja e kapitujve është çmimi real. Suksesi matet me shpejtësinë dhe seriozitetin e miratimit e zbatimit të legjislacionit.”, shtoi ajo. Me këtë zhvillim, Shqipëria hyn në fazën përmbyllëse të procesit negociues, duke u cilësuar nga BE si një model frymëzimi për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI SHUMICË, SI..."/ Rama: Maria e kuptoi se s’i shpëton dot Shqipërisë. Duan të na heqin qafe dhe…
Previous article HAPJA E GRUPKAPITULLIT TË NEGOCIATAVE ME BE/ Rama nga Brukseli: Dikur bënte ftohtë, tashmë çfarëdo të ketë jashtë...

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT