• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE ALEATËVE/ Zelensky: Na duhen më shumë sisteme mbrojtëse ajrore, Ukraina ka nevojë për…
Home
Nderkombetare

THIRRJE ALEATËVE/ Zelensky: Na duhen më shumë sisteme mbrojtëse ajrore, Ukraina ka nevojë për…

16 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu rikthye thirrjes për aleatët që t’i furnizojnë vendin me më shumë sisteme mbrojtëse ajrore, pas sulmeve vdekjeprurëse ruse në Kiev që i morën jetën shtatë personave.

“Ukraina ka nevojë për mbështetje për të shpëtuar jetë: më shumë sisteme anti-dron dhe antimissile, kapacitete mbrojtëse të forcuara dhe vendosmëri më të madhe nga partnerët tanë”, shkroi Zelensky të shtunën.

Thirrja erdhi ndërsa autoritetet ukrainase njoftuan shtatë viktima nga sulmet e së premtes me raketa dhe dronë në lagje të Kievit, pas vdekjes së një gruaje të moshuar që ndodhej në spital.

Zelensky bëri të ditur se një prej viktimave ishte Natalia Hodemchuk, bashkëshortja e një tekniku të centralit bërthamor të Çernobilit që humbi jetën në katastrofën e 1986-ës. “Gati 40 vjet më vonë, Natalia u vra në një tragjedi të re, të shkaktuar sërish nga Kremlini”, shtoi ai.

 

Forcat e armatosura ukrainase njoftuan se goditën një rafineri ruse në rajonin Ryazan, pranë Moskës, në kuadër të përpjekjeve për të kufizuar aftësinë e armikut për sulme me raketa dhe bomba ndaj Ukrainës.

Guvernatori rajonal Pavel Malkov deklaroi se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 25 dronë ukrainas gjatë natës në Ryazan. Mbeturinat shkaktuan zjarr në objektet e një kompanie, pa viktima, tha ai në Telegram.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase raportuan katër të vdekur të shtunën nga sulme ruse në jug të vendit. Zyra e prokurorit në rajonin Kherson njoftoi tre viktima në qytetin Kherson dhe fshatin Mykilske, ndërsa guvernatori i Zaporizhzhias, Ivan Fedorov, informoi për një të vdekur nga një sulm rus në zonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASI PËR VDEKJE VAJZËN DY VJEÇARE/ Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin TRAGJIK në Rrogozhinë
Previous article PAMJET/ Shqipëria feston kualifikimin në Play Off, tifozët gati të mbështesin kuqezinjtë ndaj Anglisë

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT