• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TAKIMET ZHVILLOHESHIN…”/ Mediat ruse zbulojnë lidhjen sekrete të Putinit me konkurrenten 17-vjeçare të një konkursi bukurie
Home
Nderkombetare

“TAKIMET ZHVILLOHESHIN…”/ Mediat ruse zbulojnë lidhjen sekrete të Putinit me konkurrenten 17-vjeçare të një konkursi bukurie

15 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një publikim i mediave ruse ka zbuluar se Vladimir Putin, në moshën 58-vjeçare, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie me Alisa Kharcheva, e cila në atë kohë ishte 17 vjeçe, pjesëmarrëse në një konkurs bukurie dhe figurante në një kalendar të përgatitur për ditëlindjen e tij. 

Vizitat e saj në rezidencën presidenciale raportohet se zhvilloheshin çdo dy javë, në periudha kur partnerja zyrtare e Putinit, Alina Kabaeva, mungonte. 

Sipas publikimit të Proekt, Alisa Kharcheva, atëherë nxënëse gjimnazi, u njoh me Vladimir Putinin përmes një kalendari provokues të përgatitur nga lëvizja e të rinjve Nashi si dhuratë për ditëlindjen e tij. Në kalendar, Khartseva paraqitej si “Miss Prilli”. 

Siç thuhet, Kremlini e mori materialin dhe brenda më pak se një muaji, Khartseva mori një telefonatë që e ftonte në takimin e parë në rezidencën zyrtare të atëhershme të kryeministrit në Novo-Ogarjovo. Telefonata i atribuohet një bashkëpunëtori të Putinit, megjithëse në rrethin e levizjes Nashi qarkullonte pretendimi se vetë Putin kishte kontaktuar i impresionuar nga fotografitë. 

Burime që folën për “Proekt” pretendojnë se marrëdhënia mes presidentit rus dhe Khartsevës nisi menjëherë dhe vazhdoi rregullisht, me takime dy herë në muaj. Vizitat raportohet se koordinoheshin me kujdes në mënyrë që të përkonin me mungesat e Alina Kabaevës, e cila në atë periudhë konsiderohej tashmë partnerja kryesore e Putinit. 

Ish-bashkëshortja e tij, Lyudmila Putina, nuk jetonte më në rezidencën zyrtare, dhe çifti u divorcua më vonë. 

Edhe pse lidhja e supozuar e Alisa Kharcheva me liderin rus mbahej larg syrit të publikut, ajo vetë nuk ishte krejtësisht e panjohur. Ajo ishte paraqitur në emisione televizive duke folur për kalendarin, ndërsa u kualifikua drejtpërdrejt në finalen e konkursit “Miss Russia”, i transmetuar nga kanali shtetëror NTV. 

Sipas raportimit, pjesëmarrja e saj në fazën finale konsiderohet rezultat i ndikimit të madh që fitoi për shkak të afërsisë së saj me kryeministrin rus. Edhe pse nuk fitoi kurorën, ajo u rendit në top 10, gjë që, sipas Proekt, u bë për të shmangur dyshimet. 

“Proekt” raporton se drejtues të lëvizjes Nashi tentuan ta shfrytëzonin lidhjen e Khartsevës me Putinin për të përcjellë kërkesa dhe për të rritur ndikimin e tyre politik, duke e krahasuar rolin e saj me atë të Madame de Pompadour në oborrin e Luigjit XV. 

Megjithatë, sipas burimeve, asnjë prej këtyre përpjekjeve nuk pati rezultat dhe madje besohet se irrituan presidentin rus. Në fund, vizitat e Kharcheva thuhet se u ndërprenë, edhe pse publikimi përmend se Putin ndihmoi babain e saj të siguronte një vend pune dhe u kujdes që ajo të pranohesh në universitetin MGIMO, si edhe të merrte një apartament luksoz në Moskë. 

Kur u pyet nëse Putin e kishte ndihmuar në marrjen e banesës, Khartseva u përgjigj: “Askush nuk më ka bërë kurrë pyetje kaq të pakuptimta”, duke këmbëngulur se kishte një kredi hipotekare për të shlyer. 

Sot, sipas të njëjtave burime, Khartseva është bashkëpronare e një zinxhiri studiosh luksoze solariumi. Zbulimet e reja vijnë pas një libri që pretendon se, ndonëse Putin publikisht përkrah vlerat tradicionale dhe institucionin e familjes, në jetën e tij private zgjedh marrëdhënie “të lira” dhe partnere pa angazhime. 

“Kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Duhet respektuar”, ka deklaruar ai më herët, duke kritikuar ata “që me hundët dhe fantazitë e tyre erotike ndërhyjnë në jetën e të tjerëve”. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "THUAJINI POLICISË QË E VRAVA UNË"/ Dinamika e vrasjes në Gjorm të Vlorës, autori ka paralajmëruar vetëvrasje...
Previous article ATENTATI NË RINAS/ Berisha reagon ndaj Ramës: Cilat kamera mungonin more?

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT