• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Prokuroria e mori nën akuzë për rezervat shtetërore, ministrja: Tendencë politike kundër qeverisë së Kurtit
Home
Rajon

KOSOVË/ Prokuroria e mori nën akuzë për rezervat shtetërore, ministrja: Tendencë politike kundër qeverisë së Kurtit

14 November, 2025 s.autor Rajon

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, aktakuzën e ngritur kundër saj dhe tre të tjerëve për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.

“Çdo pretendim i Prokurorisë Speciale nuk qëndron dhe vetëm afirmon tendencën politike të kësaj prokurorie ndaj Qeverisë Kurti. Çdo pretendim tjetër është pohim në dobi politike që është i palejueshëm dhe i pamoralshëm duke marrë parasysh periudhën ku ndodheshim ne më 2022”, tha Hajdari në një konferencë për media të premten.

Hajdari dhe dy zyrtarë të Ministrisë së saj, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, dyshohen se në bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar 3 milionë euro dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.

Hajdari theksoi se sigurimi i rezervave shtetërore të mallrave ishte “jetik” në atë kohë, “sepse siguria kombëtare ishte në rrezik dhe duhej reagim i menjëhershëm i institucioneve tona”.

Ajo tha se pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, “gjithçka ishte më sfiduese”, dhe se Ministria e saj në atë kohë nuk arriti të sigurojë asnjë ofertë nga kompanitë për furnizim të mjaftueshëm.

Për këtë, ajo tha se kishin kërkuar përjashtimin nga procedurat e prokurimit, “sepse në kohë të luftës ishte e rëndësishme t’i mbronim sigurinë tonë kombëtare të furnizimit me ushqim jetik për jetesë dhe sepse një procedurë e tillë është e paraparë me ligj”.

Prokuroria e akuzon atë dhe zyrtarët e tjerë, plus një person të katërt se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që dyshohet se nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.

Hajdari tha se një përqindje e një produkti bazë nuk ka arritur në sasinë e paguar, dhe për këtë Ministria e saj e ka paditur kompaninë e kontraktuar, duke shtuar se “të gjitha mjetet e paguara për produktet që nuk kanë arritur në Kosovë do t’i kthehen buxhetit të shtetit”.

Ajo tregoi se kanë paditur gjithashtu edh dy zyrtarë policorë të cilët kishin mbledhur prova gjatë bastisjes në zyrat e Ministrisë në vitin 2023.

“Të gjeturat, të ashtuquajtura prova, janë mbledhur jashtëligjshëm përmes hetuesve që kanë zbatuar urdhrin e prokurorit Valdet Gashi”, tha ajo.

Hajdari nguli këmbë se nuk do të japë dorëheqjes as pas kësaj aktakuze.

Rasti i rezervave shtetërore

Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore, përfshirë Garën, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovicën, drejtor i departamentit për integrime evropiane.

Në këtë Ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.

Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROBLEME ME ÇAKTIVIZIMIN E MINAVE NË KURSKUT/ Mijëra specialistë koreane-veriorë zbarkojnë në rajon
Previous article ITALI/ Avioni 12 metra larg rrëzimit në det, gabimet e pilotëve dhe hija e ‘çorientimit’

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT