• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZELENSKY NUK MUND TË MOS E DINTE”/ Gazetari ukrainas flet për skandalin: Hetimi do të tregojë nëse presidenti është bashkëfajtor
Home
Nderkombetare

“ZELENSKY NUK MUND TË MOS E DINTE”/ Gazetari ukrainas flet për skandalin: Hetimi do të tregojë nëse presidenti është bashkëfajtor

13 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Skandali më i fundit i korrupsionit në Ukrainë, që ka tronditur kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore Energoatom, ka sjellë dorëheqjen e dy ministrave dhe po prek gjithnjë e më shumë rrethin e ngushtë të presidentit Volodymyr Zelensky. Gazetari i njohur investigativ Yuriy Nikolov, themelues i platformës antikorrupsion Nashi Groshi, e cila prej 15 vitesh ndjek aferat e errëta të prokurimeve publike, tregon se korrupsioni në këtë sektor ishte diçka e njohur dhe e denoncuar publikisht prej kohësh.

“Unë shkruaj për korrupsionin në Energoatom që kur u krijua Nashi Groshi. Tani, më në fund, Byroja Kombëtare Antikorrupsion (NABU) ka nisur të merret me këtë çështje”, thotë Nikolov për “La Repubblica”.

Sipas tij, është e pamundur që presidenti Zelensky të mos ketë qenë në dijeni të skandalit. “Jo, nuk mund të mos e dinte. Të gjithë flisnin për vjedhjet dhe korrupsionin atje, madje publikisht. Pyetja nuk është nëse e dinte, por nëse ishte i përfshirë. Këtë duhet t’ia bëjmë kur të japë dorëheqjen, sepse sa kohë është president, nuk mund të ndiqet penalisht për korrupsion”.

Nikolov kujton se edhe Timur Mindich, biznesmeni i afërt me presidentin, kishte qenë objekt hetimi shumë kohë përpara pushtimit rus. Ai e përshkruan si “një nga të preferuarit e pushtetit të ri”, që pas rënies së oligarkëve të vjetër, zuri vendin e tyre në sektorë strategjikë si energjia dhe armët.

Për sanksionet që Zelensky ka vendosur ndaj disa emrave të përfshirë, gazetari është i prerë: “Janë një farsë. Edhe ndaj Andriy Derkach u vendosën sanksione, por kjo nuk e pengoi të bëhej senator në Rusi dhe të vazhdonte aktivitetin e tij atje. Sanksionet nuk kanë kuptim.”

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për ndonjë “luftë” mes institucioneve të drejtësisë, por për një përpjekje reale të disa agjencive për të hetuar korrupsionin në nivelet më të larta të shtetit. “Nuk ka luftë. Thjesht NABU dhe Prokuroria po bëjnë atë për të cilën u krijuan dhjetë vite më parë, të hetojnë korrupsionin në pushtet. Dhe sapo filluan, nisën sulmet ndaj tyre. Prokuroria dhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) po luftojnë kundër NABU-së, jo kundër korrupsionit”.

I pyetur për të ardhmen politike të Zelenskyt, Nikolov shprehet skeptik. “Edhe nëse nuk ka incizime komprometuese, ai nuk ka asnjë shans të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Qoftë 3–0 apo 5–0, humbja është e sigurt”.

Megjithatë, gazetari nuk pret protesta masive në rrugë. “Jo për momentin. Ai po heq nga detyra të implikuarit, në vend që të shkatërrojë NABU-n. Këta janë hapat e parë të duhur për të treguar para Europës se ne po luftojmë korrupsionin, jo se jemi të sëmurë prej tij”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në ujërat e lumit Shkumbin
Previous article NGJARJE MAKABËR NË ITALI/ Nëna vret djalin 9-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT