• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“21 JANARI”/ Berisha: Po përdoret për propagandë, zbatoj çdo thirrje të organeve të drejtësisë
Home
Politikë

“21 JANARI”/ Berisha: Po përdoret për propagandë, zbatoj çdo thirrje të organeve të drejtësisë

13 November, 2025 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se është i gatshëm të përgjigjet para çdo kërkese të drejtësisë. Në një konferencë për shtyp sot, 13 nëntor, ai deklaroi se ka vetëm një kusht, që të njoftohet siç duhet. Deklaratën ai e bëri pas pyetjeve të gazetarëve në lidhje me fletëthirrjen nga ana e SPAK-ut për 21 janarin.

“Njoftimi duhet të vijë siç kanë ardhur në dhjetëra njoftime të tjera dhe unë i jam përgjigjur çdo njoftimi që ka ardhur. Përdorimi i kësaj është akti i shëmtuar i Altin Troplinit, një mercenar i regjimit të Ramës që kujton se mund të mbulojë sadopak me zhurma të tilla krimet e shëmtuara të Ramës dhe Ballukut. Asnjëherë mos më pyesni a do shkosh? Unë do shkoj në çdo rast që do thirrem për çdo problem në organet e drejtësisë. Nuk mund të ketë hezitim dhe mëdyshje”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve deklaroi se çështja e 21 janarit po përdoret për propagandë teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka penguar hetimet e saj.

“Çështja e 21 janarit është hetuar një herë nga një armike e egër e Sali Berishës dhe PD për të cilën kam shprehur publikisht konsideratat. Çështja e 21 janarit nga viti 2013 kur ne kemi humbur pushtetin dhe gjer sot është penguar të hetohet, mendoj unë, vetëm e vetëm për shkak të Edi Ramës sepse deklaratat e qeverisë së SHBA-ve dhe BE-së janë shumë të qarta, kërkojnë hetimin nga polici te organizatori kryesor. Çfarë ka ndodhur? Prej 13 vitesh, kjo çështje përdoret për propagandë, por shoferi që i përdori mish për top njerëzit siç e ka thënë bukur shkrimtari që merret tani me probleme teologjike, Ben Blushi, ishte Edi Rama. Ai i solli në protestën më të dhunshme”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË ZGJODHI KUR MERRJA 800 MIJË LEKË RROGË"/ Rrëfimi i Turjan Hysko për partneren: Gruaja me fuqi shëruese
Previous article "FILLIMET"/ Vepra e Preç Zogaj si dëshmi e Lëvizjes së dhjetorit '90

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT