• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“FILLIMET”/ Vepra e Preç Zogaj si dëshmi e Lëvizjes së dhjetorit ’90
Home
Kulturë

“FILLIMET”/ Vepra e Preç Zogaj si dëshmi e Lëvizjes së dhjetorit ’90

13 November, 2025 s.autor Kulturë

“Fillimet” e ka titulluar publicisti Preç Zogaj veprën e tij që përshkruan një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, rrëzimin e diktaturës dhe lejimin e pluralizmit, një vepër kjo më vlerë të paçmueshme arkivistike dhe dokumentuese si dëshmi.

Si dëshmitar i rreshtit të parë, në veprën që vjen e ribotuar pas 10 vitesh, autori rrëfen Lëvizjen e Dhjetorit, që e cilëson ngjarjen më të rëndësishme për vendin pas shpalljes së pavarësisë, ndoshta dhe me një dozë romantizmi.

“Fillimet janë ngjarje, në të cilat u plazmua ajo që ndodhi pas vitit 1990 dhe deri më sot. Kushdo që e lexon librin tim, e kupton që këto fillime nuk kanë mbaruar kurrë. Ky nuk është një lajm i mirë”, u shpreh Zogaj.

Herë si protagonist e herë si dëshmitar, Preç Zogaj raporton me objektivitet ngjarjet e stuhishme të viteve ’90, duke nisur me rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër dhe ndalet veçanërisht te themelimi i Partisë Demokratike.

“Mendoj se momenti i shpalljes së Partisë Demokratike ka qenë një moment mençurie sepse Ramiz Alia, presidenti i kohës, në takimin me studentët, ku u pranua sistemi shumëpartiak, u kërkoi studentëve që të krijonin një parti studentësh dhe ne që sihin një grup thamë që një parti tjetër studentësh është pa kuptim. Dhe u vendos të krijohej Partia Demokratike”, tha Preç Zogaj.

Ish-themeluesi i PD zbardh prapaskenat e luftës së brendshme që shënjoi këtë parti.

“Pasi ndodhi ky spastrimi dora dorës brenda PD, u ndryshua edhe statuti. Statutin e ndërtuan si një kostum për përjetësi. Të gjitha i ka provuar… përveç rotacionit të elitës. Ky është problemi te PD, që i ka munguar dhe i mungon heroi që ikën.

Pluralizmi nuk lindi aq i shëndetshëm, pluralizmi ka qenë dukshëm i simuluar. Prandaj ka shumë konflikt, sepse kur është i simuluar, palët bëjnë teatër sikur janë kundër njëri-tjetrit”, tha ai.

Në një takim me studentët e shkencave politike në Universitetin Europian të Tiranës, publicisti theksoi nevojën për reformë të klasës politike si nevojë urgjente.

“Mendoj se duhet të krijohet hapësira me mendje, me ide, me oratori, me qartësi dhe me rini. Rinia duhet të bëjë diçka”, përfundoi Zogaj.

Pas promovimit, libri me dëshmi, refleksione dhe dokumente origjinale të periudhës 1990–1992 vjen për lexuesit në Panairin e 28-të të Librit. A.K./TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "21 JANARI"/ Berisha: Po përdoret për propagandë, zbatoj çdo thirrje të organeve të drejtësisë
Previous article Kosova ende në udhëkryq

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT