• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kosova ende në udhëkryq
Home
OP-ED

Kosova ende në udhëkryq

13 November, 2025 s.autor OP-ED

Kosova vazhdon të jetë në krizë institucionale në pritje të tentimit të dytë për krijimin e qeverisë së re. Pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar kolegun nga partia Vetëvendosje, Glauk Konjufcën të krijojë mazhorancën.

Për Albin Kurtin,  liderin e Vetëvendosjes, që doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke marrë 42% të votave, deputetët kanë vetëm dy opsione. “Deputetët e Kuvendit të Republikës janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur.”

Kossovo | Das kosovarische Parlament konnte in Pristina keinen Premierminister wählen
Për Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes, që doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit duhen mënjanuar zgjedhjet e rejaFotografi: Valdrin Xhemaj/REUTERS

Por partitë opozitare të deritanishme nuk pranojnë imponime dhe e akuzojnë Kurtin për zvarritje të qëllimshme, me propozimin për qeveri të pakicës. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “qytetarëve tanë tani po u propozohet si zgjidhje një qeveri e pakicës për një periudhë kalimtare tranzitore për të trajtuar çështje shtetërore. Unitet tranzitor tash po i thonë, dhe natyrisht është i imponuar. Pra, jo me diskutim dhe dialog ndërpartiak, por me vendime të një partie politike.”

Glauk Konjufca para mikrofonit
Glauk Konjufca si i mandatuar i dytë duhet të krijojë qeverinëFotografi: Press office of the political party Vetëvendosje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt. Ajo e ka mandatuar ndërkohë, Glauk Konjufcën si mandatar të dytë.  “I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance.”

Po nëse dështon Konjufca?

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, partia kryesuese por që nuk arriti në tentimin e parë të krijojë mazhorancën, thotë, se nëse edhe në tentimin e dytë nuk do ta arrijë këtë me bashkëpartiakun Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja. Sipas Kurtit këto mund të jenë qoftë në muajin dhjetor 2025, por dhe në pranverë 2026, kur duhet të zgjidhet edhe Presidenti i vendit. “Tentimi i dytë, për bindjen tonë të fuqishme, përveçse i drejtë, është edhe obligim, në mënyrë që të bëhet çmos për t’u evituar zgjedhjet e reja. Është dëm i madh nëse detyrohemi të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.”

Presidentja Vjosa Osmani duke votuar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt.Fotografi: Erkin Keci/Anadolu/picture alliance

Bllokimi institucional kushton para

Në mungesë të qeverisë së re të Kosovës dhe një parlamenti ndonëse të konstituuar, por jo funksional, Kosova nuk mund të marrë ndihma nga plani i BE-së për rritje, sikundër nuk po mund ta miratojë as buxhetin për vitin 2026. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet se i ka ngritur këto çështje, por duhet vullneti i partive politike. “E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humben nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky Kuvend, nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë.”

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FILLIMET"/ Vepra e Preç Zogaj si dëshmi e Lëvizjes së dhjetorit '90
Previous article GRABITJE SI NË FILMA TE RRUGA BARDHYL/ 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

s.autor

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT