• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MODEL”/ Rama vlerëson Bankën e Shqipërisë: Shembull si duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit
Home
Politikë

“MODEL”/ Rama vlerëson Bankën e Shqipërisë: Shembull si duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit

11 November, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Bankën e Shqipërisë si një nga institucionet më të konsoliduara të Republikës së Shqipërisë, duke theksuar se ajo përfaqëson standardet që i duhen një vendi për t’u konsideruar pjesë e botës së zhvilluar dhe për të qenë në një linjë me kërkesat e Bashkimit Evropian. Në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, Rama tha se ky institucion është model.

“Banka e Shqipërisë është një nga institucionet e Republikës sonë që mund të quhet vërtet institucion. Me ato standarde që kërkohen kur flasim për institucionet që i duhen një vendi për t’u përfshirë në botën e zhvilluar dhe në tryezën e BE-së,” u shpreh Rama.

Sipas tij, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shumë institucione të tjera që ende janë në proces formimi. “Do të ishte e dobishme që historia e zhvillimit dhe përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për t’u konsoliduar si institucion të dokumentohej dhe të shërbente si shembull për të tjerët,” shtoi ai.

Kryeministri nënvizoi se Banka e Shqipërisë është tashmë një institucion i integruar, dhe këtë e dëshmojnë, sipas tij, edhe mënyra dhe përmbajtja e dy adresimeve të fundit që janë bërë në emër të saj.

“Për hir të së vërtetës, nuk është se Banka e Shqipërisë ka një histori më të gjatë se institucionet e tjera, por është mënyra si është ndërtuar dhe konsoliduar që e bën të dallohet,” përfundoi Rama. Ai shtoi se, pavarësisht vështirësive historike, Banka e Shqipërisë ka arritur të konsolidohet si një institucion i besueshëm dhe përfaqësues i standardeve moderne. “Edhe pse historia me Bankën e Shqipërisë nuk ka qenë bujare, për arsye që duhen studiuar, ky është institucioni që na përfaqëson si model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit,” theksoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË DURRËS/ 26-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët
Previous article "KUSHTETUESJA" E LA NË DETYRË/ Vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

s.autor

Postime të ngjashme

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN... Aktualitet

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT