• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITË HISTORIKE NË SHTËPINË E BARDHË/ Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, pritet nga Trump. ‘Dhurata’ që mori
Home
Nderkombetare

VIZITË HISTORIKE NË SHTËPINË E BARDHË/ Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, pritet nga Trump. ‘Dhurata’ që mori

10 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Vizita e presidentit të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, në Shtëpinë e Bardhë të hënën, është cilësuar si një ngjarje historike nga mediat ndërkombëtare, duke shënuar një moment të rrallë në marrëdhëniet SHBA–Siri. Në më pak se një vit, ish-komandanti i luftës, i cili deri vonë kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e tij, është shndërruar në një figurë kyçe politike, duke u ulur në tavolinat e diplomacisë ndërkombëtare dhe tani edhe në zyrat e Shtëpisë së Bardhë.

Takimi me presidentin amerikan Donald Trump u zhvillua me dyer të mbyllura, ndryshe nga takimet e zakonshme me praninë e mediave. Ai përfundoi pas orës 20:30 (me orën lokale), ndërsa jashtë godinës dhjetëra qytetarë sirianë me flamuj pritën liderin e tyre. Trump, i cili e kishte takuar më parë Al-Sharaan, u shpreh pozitivisht për mysafirin e tij: “Është një lagje e vështirë dhe ai është një djalë i ashpër, por u shoqëruam shumë mirë. Ka pasur shumë përparim me Sirinë,” – deklaroi presidenti amerikan disa ditë para takimit.

“Dhurata” e SHBA-së: Pezullimi i sanksioneve për 180 ditë
Nga vizita, Siria përfitoi pezullimin e një sërë sanksionesh amerikane për 180 ditë, sipas Aktit të Cezarit.
Kjo nënkupton se SHBA nuk do të zbatojë përkohësisht sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Sirisë dhe do të lejojë transferimin e mallrave bazë për përdorim civil, përfshirë teknologji dhe softuerë me origjinë amerikane, pa nevojën e një licence të posaçme. Megjithatë, sanksionet mbeten në fuqi për Bashar al-Assad, bashkëpunëtorët e tij, si dhe ndaj trafikantëve të drogës Captagon dhe “faktorëve të tjerë destabilizues në rajon”.

Reagimet ndërkombëtare dhe sfidat në Kongres
Sipas Al Jazeera, edhe pse ky është një hap i rëndësishëm diplomatik, dëshira e Al-Sharaa për heqjen përfundimtare të sanksioneve ka hasur pengesë në Kongresin amerikan, i cili aktualisht është i mbyllur për shkak të bllokimit politik. Trump ka autoritetin t’i “ngrijë” sanksionet për një periudhë gjashtëmujore — dhe e ka bërë këtë në maksimumin e kompetencave të tij, duke sinjalizuar një frymëmarrje të përkohshme ekonomike për Sirinë, por jo ende një ndryshim të plotë të politikës amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO I DASHURONI KUR T'I SHIHNI/ Ky është trendi i pantallonave & ngjyra që do të zëvendësojë xhinset këtë dimër
Previous article ZBULOHET IDENTITETI I SHQIPTARIT/ U gjet i lidhur me pranga dhe i djegur në makinë, ja për kë dyshon policia greke (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT