Rreth një orë e gjysmë ka zgjatur mbledhja në selinë rozë, mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të qarkut të Tiranës, por dhe ministrat dhe kreun e Grupit Parlamentar.
Burime bëjnë me dije se në mbledhje Rama ka qenë i prerë me porositë, ku ka kërkuar rienergjizim të PS në Tiranë. Një tjetër porosi e kreut të ekzekutivit ishte organizimi për Tiranën, komunikimi me njerëzit dhe adresimin e problematikave të njësive.
Mos të humbim ritmin e punës së partisë në Tiranë, mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, të jetë shprehur Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura.
“Pavarësisht situatës nga Kushtetuesja ne duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”, citojnë burimet brenda mbledhjes.
Kujtojmë se një nga zhvillimet e fundit e cila prek politikisht PS është vendimi i Kushtetueses për të anuluar zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.
MOS HUMBISNI
Mjekët janë të tronditur! Do t’ju shpëtojë nga diabeti!
Diabetol Forte
Rikthe fuqinë mashkullore pa pilula: funksionon për 10 minuta
Fortex
Si u shpëtova venave të zgjeruara në vetëm 5 ditë: e pabesueshme
Varcosin
Papilomat thahen, parazitët dalin – këshilla e gjyshit
Parazol
Më herët, PS kishte dalë me Ogerta Manastirliun si kandidate për bashkinë e Tiranës, por tashmë Kushtetuesja vendosi se zgjedhje nuk do të ketë dhe kryetar bashkie do të vijojë të jetë Erion Veliaj.


