• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDI NË BOSNJE-HERCEGOVINË/ Shpërthen zjarr në një azil pleqsh, humbin jetën 10 persona
Home
Nderkombetare

TRAGJEDI NË BOSNJE-HERCEGOVINË/ Shpërthen zjarr në një azil pleqsh, humbin jetën 10 persona

5 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tuzlës, në verilindje të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku një zjarr masiv ka përfshirë një azil pleqsh, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe rreth 20 të plagosur.

Zjarri shpërtheu gjatë natës, rreth orës 21:00 (me orën lokale), në një ndërtesë ku strehoheshin dhjetëra të moshuar, shumë prej tyre me lëvizshmëri të kufizuar. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të vështirë evakuimin, ndërsa shërbimet zjarrfikëse angazhuan mbi 20 efektivë dhe mjete të shumta për ta vënë nën kontroll situatën.

Sipas mediave lokale, disa nga viktimat mbetën të bllokuara në dhoma plot tym, ndërsa pjesa tjetër u shpëtua me simptoma të rënda dehjeje nga tymi. Imazhet nga vendngjarja tregojnë ndërtesën të dëmtuar rëndë, me çatinë pjesërisht të shembur.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se viktimat janë kryesisht të moshuar, ndërsa numri i saktë i të plagosurve mbetet ende i paqartë. Stafi i qendrës raportohen se ka tentuar të ndihmojë banorët para mbërritjes së zjarrfikësve, por nxehtësia dhe tymi i dendur e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen.

Zyra e Prokurorit të Tuzlës ka hapur një hetim zyrtar për të përcaktuar origjinën e zjarrit. Një qark i shkurtër elektrik ose një defekt teknik janë ndër pistat kryesore që po merren në shqyrtim, megjithëse asnjë shkak nuk është konfirmuar ende.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për sigurinë në azilet e pleqve në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ministri i Brendshëm boshnjak ka njoftuar se inspektime të jashtëzakonshme do të zhvillohen në të gjitha institucionet e kujdesit për të moshuarit, me qëllim parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

Qeveria e Bosnjës u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, ndërsa komuniteti lokal i Tuzlës është në zi kombëtare për tragjedinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË LAPRAKË/ Babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati ku banonte
Previous article RESTAUROHET PORTRETI MË I VJETËR I ISMAIL KADARE/ Zbulohet dhe autori

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT