Izraeli ka kthyer trupat e 45 palestinezëve në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të trupave të dorëzuar sipas marrëveshjes së armëpushimit në 270, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të enklavës së kontrolluar nga Hamasi.
Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, parashikon që Izraeli të kthejë 15 palestinezë për çdo izraelit të vdekur të kthyer nga Hamasi.
Autoritetet izraelite konfirmuan se eshtrat e dorëzuara dje nga lëvizja islamiste u përkasin tre pengjeve të kapura në sulmin e 7 tetorit 2023, Omar Neutra, Oz Daniel dhe Assasf Hamami.
Teksa sulmet vijojnë, ushtria izraelite pretendon se ka vrarë dy anëtarë të Hezbollahut në bastisje në Libanin jugor. Muhammad Ali Hadid, komandant i Forcës Radwan të Hezbollahut u vra në zonën Nabatieh, ndërsa një sulm i IDF në Ayta ash Shab eliminoi një tjetër terrorist të Hezbollahut.
Ndërkohë, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për një ushtri më të madhe.
‘Forca rezervë është një komponent themelor, një element kyç. Ne kemi nevojë për një ushtri të madhe, të fortë dhe gjithashtu inteligjente’, tha ai.


