• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON NIGERINË/ Trump: Do të ndërhyjmë me armë, nëse nuk ndalni mzorinë ndaj të krishterëve
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON NIGERINË/ Trump: Do të ndërhyjmë me armë, nëse nuk ndalni mzorinë ndaj të krishterëve

2 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump ka hapur një përplasje të re me Nigerinë, duke deklaruar se vendi afrikan është “nën vëzhgim” për shkak të raporteve të përsëritura për masakra ndaj të krishterëve nga ekstremistë myslimanë.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump shkroi se “kristianizmi po përballet me një kërcënim ekzistencial në Nigeri” dhe se “mijëra të krishterë po vriten nga radikalë islamikë”. Ai shpalli Nigerinë si “vend me shqetësim të veçantë” dhe paralajmëroi se nëse situata përkeqësohet, Shtetet e Bashkuara “do të ndërhyjnë”.

“Nëse Qeveria Nigeriane vazhdon të lejojë vrasjen e të krishterëve, SHBA-të do të ndalojnë menjëherë të gjitha ndihmat dhe asistencën për Nigerinë dhe mund të hyjnë në atë vend tani të turpëruar, ‘me armë zjarri’, për të zhdukur plotësisht terroristët islamikë që po kryejnë këto mizori të tmerrshme. Me anë të kësaj po i udhëzoj Departamentin tonë të Luftës të përgatitet për veprime të mundshme. Nëse sulmojmë, do të jetë diçka e shpejtë, ashtu siç banditët terroristë sulmojnë të krishterët tanë të dashur”, shkroi Trump.

Qeveria e Nigerisë ka mohuar në të kaluarën pretendimet për masakra ndaj të krishterëve, por kritikët paralajmërojnë se ky klasifikim nga Trump mund të hapë rrugën për sanksione të ardhshme ndaj vendit afrikan. Megjithatë, me deklaratat e fundit, Trump nuk flet për sanksione, por për një reagim shumë më të fortë.

Sipas analistëve, presidenti ka anashkaluar procedurën e zakonshme për çështje të tilla. Ligji amerikan për Lirinë Ndërkombëtare Fetare i vitit 1998 përcakton që një vend të shpallet “me shqetësim të veçantë” vetëm pas rekomandimit të Komisionit të SHBA për Lirinë Fetare Ndërkombëtare dhe ekspertëve të Departamentit të Shtetit – një hap që, sipas burimeve, Trump nuk e ka ndjekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË KSAMIL/ 40-vjeçari gjendet pa jetë në banesë! Pak ditë më parë ishte kthyer nga Greqia
Previous article DETAJET E PARA/ FNSH dhe policia “zbarkojnë” në Vlorë, kontrolle “blic” pas ngjarjeve të fundit tragjike në qytet

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT