• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“LIBRI I XHUNGLËS”/ Pyll dhe kafshë “të vërteta” në skenën e Teatrit të Kukullave
Home
Kulturë

“LIBRI I XHUNGLËS”/ Pyll dhe kafshë “të vërteta” në skenën e Teatrit të Kukullave

1 November, 2025 s.autor Kulturë

Kukulla anatomike që iu ngjajnë kafshëve të vërteta dhe krijojnë një përvojë vizuale mahnitëse; projeksione 360°, të cilat e kthejnë skenën në një xhungël të gjallë dhe gjithëpërfshirëse, ku publiku ndjehet pjesë e botës së Moglit do të ofrojë shfaqja më e re në skenën e Teatrit të Kukullave, “Libri i xhunglës”.

“Është hera e parë që realizohet një shfaqje për fëmijë e këtyre përmasave: me kukulla të vërteta, projeksione të plota dhe një botë të gjallë që fton të vegjlit të hyjnë në xhungël.”, thotë regjisorja Ina Morinaj.

Historia e librit të Rudyard Kipling vjen për herë të parë në një projeksion të veçantë, që pritet të jetë edhe projekti më i madh i këtij viti për institucionin. Regjisorja shpjegon se historia ndjek vijën klasike të librit të Kipling, por me një ndryshim të rëndësishëm në fund: Në vend që Mogli të largohet drejt botës së njerëzve, ai qëndron në xhungël!

“Është ruajtur përralla klasike përveç fundit të pjesës. Ka dy versione të librit të xhungëls. Është versioni klasik që njohim që Mogli pasi bën të gjitha aventurat në xhungël kthehet tek njerëzit dhe versioni “Tiger! Tiger”, që Kipling e ka nxjerrë më vonë si version, pasi u ankuan të gjithë fëmijët e vegjël, se donin që Mogli të qëndronte në xhungël. Dhe ne kemi respektuar pikërisht këtë dëshirë të fëmijëve, që Mogli t’i bëjë të gjitha aventurat dhe pastaj ta rigjejë shtëpinë e vet.”, thotë Morinaj.

Në rolet kryesore do të interpretojnë aktorë profesionistë të Teatrit të Kukullave, siç është Juxhin Plovishti në rolin e Moglit, ndërsa Elidon Alika i jep jetë rolit të Panterës.

“Unë jam Pantera Bagira, që përkujdeset për Moglin që mos t’i ndodhë asgjë e keqe në xhungël. Vështirësia këtë herë te kjo shfaqje është sepse janë disa kukulla të reja dhe është një teknikë shumë e re dhe besoj ia kemi dalë mbanë shumë mirë.”

Me narracion nga Ema Andrea, në shfaqje, e cila do të vijë premierë mbrëmjen e 7 nëntorit, interpretojnë edhe aktorët Aleksandër Grami, Ilia Kaçi, Erdit Asllanaj, Esmeralda Kame, Albana Sançolli, Ermonela Alikaj dhe Florian Kokona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZË: Si e ushqen betejën e të djathtës izraelite rrjedhja e videos së keqtrajtimit të të burgosurve në Gaza
Previous article EMRI/ I merrte shuma parash pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku në spitalin e Fierit

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT