• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KA TREGËTI PA NDALUR LUFTËN”/ Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin
Home
Nderkombetare

“NUK KA TREGËTI PA NDALUR LUFTËN”/ Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin

26 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Tajlanda dhe Kamboxhia kanë nënshkruar sot, 26 tetor, një marrëveshje të zgjeruar për armëpushim, në prani të presidentit amerikan Donald Trump, gjatë samitit të ASEAN në Kuala Lumpur, Malajzi.

Marrëveshja vjen si një vazhdim i armëpushimit që i dha fund luftimeve të përgjakshme kufitare në muajin korrik.

Kryeministri kamboxhian Hun Manet dhe ai tajlandez Anutin Charnvirakul firmosën marrëveshjen pas ardhjes së Trump në samit. Presidenti amerikan deklaroi se “u realizua diçka që shumë njerëz e panë të pamundur”, duke e nënshkruar marrëveshjen së bashku me kryeministrin malajzian Anwar Ibrahim, mikpritës i samitit.

Kryeministri tajlandez e quajti marrëveshjen si “bazë për një paqe të qëndrueshme”, ndërsa Hun Manet e cilësoi këtë si një “ditë historike”.

Masa të parashikuara në marrëveshje
Marrëveshja parashikon lirimin e 18 ushtarëve kamboxhianë nga Tajlanda, si dhe heqjen e armëve të rënda nga rajoni kufitar, ndërsa forcat malajziane do të vendosen për të parandaluar rifillimin e luftimeve.
Territori përgjatë 800 km të kufirit mes dy vendeve ka qenë objekt mosmarrëveshjesh për dekada.

Përveç armëpushimit, Trump nënshkroi gjithashtu marrëveshje ekonomike me Kamboxhian dhe Tajlandën, duke përfshirë një marrëveshje për tregti reciproke me Phnom Penh dhe një marrëveshje mbi minerale kritike me Bangkokun.

Raportimet nga Tajlanda tregojnë se marrëveshja e së dielës konsolidon “ato që ishin vendosur më parë”. Qytetarët dhe ushtria tajlandeze e shohin marrëveshjen si “fillimi i fundit” të konfliktit, por jo si zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes kufitare, duke e konsideruar si një proces që do të matet nga detajet e zbatimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT ORA SHKOI 60 MINUTA PAS/ Pse trupi kërkon kohë për t’u përshtatur?
Previous article "DO I KEMI NË TELEFONA DHE KOMPJUTERA"/ Rama: Në 2026 shqiptarët pajisen me identitetin digital

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT