• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KAM PËRFUNDUAR AKOMA”/ Kamala Harris: Mund të garoj sërish për presidencën e SHBA në 2028
Home
Nderkombetare

“NUK KAM PËRFUNDUAR AKOMA”/ Kamala Harris: Mund të garoj sërish për presidencën e SHBA në 2028

25 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, ka deklaruar se mund të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë, pas humbjes me Donald Trump, në nëntor të viti të kaluar.

Në intervistën e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Harris tha për BBC se një ditë mund të jetë presidente dhe shprehu bindjen se në të ardhmen do të ketë një grua në postin më të lartë të Amerikës.

Harris dha sinjalin më të fortë deri tani se mund të garojë sërish në vitin 2028, duke injoruar sondazhet që e shohin atë si një jashtakandidate për nominimin e demokratëve.

Ajo e quajti presidentin Trump “tiran” dhe tha se paralajmërimet që kishte bërë për sjelljen e tij gjatë fushatës janë vërtetuar të sakta. Harris kritikoi gjithashtu liderët e biznesit dhe institucionet që, sipas saj, kanë bindur për shpejt Trumpin.

“Nuk kam përfunduar,” tha ish-zëvendëspresidentja. “Kam jetuar gjithë karrierën time në shërbim të publikut dhe kjo është në natyrën time.”

Ajo shtoi se nuk e ka dëgjuar kurrë sondazhet: “Nëse do të dëgjoja sondazhet, nuk do të garoja për asnjë nga postet e mia të mëparshme dhe sigurisht nuk do të isha këtu sot”, u shpreh ajo.

Harris gjithashtu u shpreh se parashikimet e saj për sjelljen autoritare të Trump janë realizuar, duke përmendur shembullin e heqjes nga ajri të komikut Jimmy Kimmel pas një shaka për vdekjen e influencuesit të krahut të djathtë, Charlie Kirk.

Harris së fundmi ka publikuar librin e saj “107 Days”, ku rrëfen fushatën e saj të shkurtër për presidencë pas tërheqjes së Biden nga gara. Ajo tha se me më shumë kohë mund të kishte përqendruar më shumë fushatën te çështjet e ekonomisë dhe të përditshmes së amerikanëve.

Megjithatë, Harris nuk ka marrë ende vendim përfundimtar për një garë të re, por është e qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga politika.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E DY TË RINJVE NË MANËZ/ Gjykata liron 4 të arrestuarit
Previous article RIKTHEHET ORA DIELLORE/ Sonte në orën 03:00, akrepat shkojnë 60 minuta pas! Flemë një orë me shumë

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT