• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MANASTIRLIU VIJON FUSHATËN/ Takim me gratë në Kashar: Plani ynë për një bashki që kujdeset për familjet
Home
Politikë

MANASTIRLIU VIJON FUSHATËN/ Takim me gratë në Kashar: Plani ynë për një bashki që kujdeset për familjet

22 October, 2025 s.autor Politikë

Megjithëse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës, dhe KQZ ndëpreu përgatitjet për procesin zgjedhor më 9 nëntor, kandidatja socialiste Ogerta Manastirliu vazhdon që të bëjë fushatë në kryeqytet.

Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me gra dhe vajza të Kasharit, ku ndau vizionin e saj për zhvillimin e kryeqytetit, me theks të veçantë tek kujdesi social dhe fuqizimi i rolit të gruas në komunitet.

Gjatë takimit, Manastirliu foli për vizionin ‘Tirana 2030’, që kujdeset për familjet dhe mbështet e fuqizon rolin e gruas.

“Tirana e 2030 do të jetë qyteti që nuk le askënd pas. Tirana 2030 duhet të jetë qyteti që i jep mundësi grave, nënave, të kenë më shumë hapësira për punësim, falë mbështetjes dhe investimeve në çerdhe, kopshte, shkolla, për t’i lejuar ato për të pasur më shumë hapësirë. Tirana 2030 do të jetë hapësira që ne do të krijojmë për nënat, për fëmijët, të cilët do të qëndrojnë edhe pas mësimit në shkollë.

Tirana 2030 do të jetë Tirana, ku ne do të jemi më afër njëri-tjetrit, sepse hapësirat publike, ato hapësira që sot ne po i çlirojmë dhe po i kthejmë për njerëzit, mund të shërbejnë që t’i afrojmë komunitetet së bashku, të gumëzhijnë nga zërat e fëmijëve me parqe, me hapësira çlodhëse, me hapësira sportive, aty në zonën, tek lagjet ku ne jetojmë dhe ku kalon pjesa më e madhe e kohës sonë”, tha Manastirliu.

Ajo u shpreh se plani i saj ndërtohet mbi fuqinë e grave dhe vajzave, të cilat janë në zemër të çdo ndryshimi që ndodh në qytet në familje, në punë dhe në komunitet.

‘Unë e di dhe jam tërësisht e vetëdijshme se çfarë hallesh, problemesh dhe sakrificash kalojmë ne gratë, dhe gratë janë një fuqi e madhe që çon familjen përpara, por që çon komunitetin dhe shoqërinë përpara. E di shumë mirë se çfarë barre dhe përgjegjësie mbani mbi supe në të përditshmen tuaj, ashtu siç e di shumë mirë se çfarë force të jashtëzakonshme ju keni për të tejkaluar dhe për të kapërcyer sfida të mëdha, qoftë brenda familjes apo komunitetit. Por e di mirë që fuqia jonë është fuqia që e çon Tiranën përpara’, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË MESDHE/ Mbytet anija në brigjet e Tunizisë, 40 të vdekur
Previous article "NJË CELULË UKRAINO-RUSE..."/ Pëllumb Pelinci zbulon planin për eleminimin e tij

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT