• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NË AEROPORTIN E VLORËS U PRISHËN PAZARET”/ Berisha: Kontratë ultrakorruptive, inxhinieri i pistës është arratisur në Britani
Home
Politikë

“NË AEROPORTIN E VLORËS U PRISHËN PAZARET”/ Berisha: Kontratë ultrakorruptive, inxhinieri i pistës është arratisur në Britani

20 October, 2025 s.autor Politikë

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha kontrata e ndërtimit të aeroportit të Vlorës është korruptive dhe përmendi faktin se qeveria ka marrë përsipër të paguajë deri 9 milionë euro në vit nëse nuk arrihet numri i parashikuar i pasagjerëve.

Duke folur në një konferencë për shtyp ai deklaroi se shifrat që përfiton koncensionari nga kjo kontratë arrijnë në 700 milionë euro për 35 vjet.

“Kontrata parashikon që qeveria shqiptare të paguajë për 10 vite me radhë të gjithë biletat nën numrin e parashikuar. Sipas kësaj kontrate ultrakorruptive, qeveria do i paguajë çdo vit mbi 9 milionë euro koncesionarit, dhe mundet edhe më shumë. Qeveria pra, shqiptarët do paguajnë në 10 vite 135 milionë euro. Do paguajnë edhe 20 milionë euro më shumë seç ka kushtuar aeroporti vetë dhe koncesionari do shfrytëzojë aeroportin për 35 vite me një fitim të llogaritur 700 milionë euro. A ka njeri në botë që mund të firmosë një kontratë të tillë?”, u shpreh Berisha.

Nga foltorja e Partisë Demokratike ai dha edhe një detaj tjetër që nuk është bërë publik deri tani.

Sipas Berishës, inxhinieri supervizues i pistës së aeroportit është arratisur për në Britaninë e Madhe.

“Tani që aeroporti po i afrohet fundit, janë prishur pazaret. Tani, si do i ndajmë? Dhe tani ka shpërthyer aty një grindje e brendshme. Po mua nuk më intereson grindja e brendshme, kategorikisht. Po më intereson një gjë tjetër shumë që është jashtëzakonisht e rëndë. Inxhinieri supervizues i pistës ia ka mbathur, është arratisur në Britaninë e Madhe. Dhe burime serioze më thonë mua që asfalti dhe pista janë jashtë të gjitha standardeve, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndaj dhe supervizori është arratisur në Londër. Njeriu që ka përgjegjësi për çdo centimetër katrorë të cilësisë në atë pistë. Kjo po, përveç vjedhjeve të mëdha, kjo ka edhe një problem madhor, sigurinë e jetës së njerëzve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASTRIM PARASH DHE GRUP KRIMINAL"/ GJKKO dënon vëllezërit Ramaj dhe ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit
Previous article "U LARGUA JASHTË SHQIPËRISË..."/ Berisha zbulon kush ia vendosi tritolin Vangjush Dakos

s.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT