• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PORTOKALLET APO MANDARINAT/ Cilat janë më të mira kundër virozave?
Home
Shëndet

PORTOKALLET APO MANDARINAT/ Cilat janë më të mira kundër virozave?

16 October, 2025 s.autor Shëndet

Autoritetet e shëndetit publik thonë se në Shqipëri ka një qarkullim të virozave respiratore dhe rrufës.

Përveç higjienës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virozave, njeriu mund të mbrohet edhe nëpërmjet ushqyerjes.

Kjo e fundit duhet të jetë e ekuilibruar dhe të garantojë sasi të mëdha vitaminash, mineralesh e antioksidantësh.

Agrumet janë aleatët më të mirë të shëndetit të njeriut.

Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C.

Trupi nuk e prodhon dot këtë vitaminë e cila ka aftësinë të shkurtojë simptomat e virozave, gripit dhe të ftohurës.

Ndër agrumet më të shëndetshme për njeriun janë padyshim limonët, portokallet dhe mandarinat.

Shqipëria ka një traditë të fortë në prodhimin e tyre, e megjithatë eksportet e këtyre agrumeve, veçanërisht mandarinave janë rritur ndjeshëm.

Që nga viti 2013 e deri në vitin 2018, eksportet e agrumeve janë rritur me 47 për qind.

Çaj mali dhe shegë, kura e fuqishme për shëndetin
Cilat janë agrumet më të mira për shëndetin.

Në arritjen e një konkluzioni mbi këtë pyetje, duhet t’i hidhni një sy profilit ushqimor të të dy frutave.

Vlerat e mandarinave për shëndetin

Një racion 100 gramësh me mandarina ofron:

53 kalori,

13.3 gramë karbohidrate,

1.8 gramë fibër,

0.8 gramë proteinë,

0.3 gramë yndyra,

14% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,

44% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,

4 për qind të dozës së rekomanduar ditore të folatit

5 për qind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.

Këto janë katër SIMPTOMAT e para që shfaqen në trupin tuaj nga mungesa e hekurit
Vlerat e portokalleve për shëndetin

Në të njëjtën sasi portokallesh, pra 100 gramë, njeriu merr këto përfitime:

47 kalori

11.7 gramë karbohidrate,

2.4 gramë fibër,

0.9 gramë protein,

0.1 gramë yndyrta,

4 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,

89 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,

8 për qind të dozës së rekomanduar ditore të folatit

5 për qind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.

Nga krahasimet e të dhënave të mësipërme rezulton se portokallet ofrojnë dyfishin e vitaminës C të mandarinave por përmbajnë më pak vitaminë A.

Rrjedhimisht ato janë më të mira kundër virozave.

Mandarinat janë më të pasura me vitaminën A.

Ekspertët e AgroWeb.org, sqarojnë se portokallet në veçanti janë të dobishme jo vetëm për vitaminën C por edhe për uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe parandalimin e ulçerës në stomak.

Të dyja frutat duhet të jenë pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm. /AgroWeb.org/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS BISEDËS TELEFONIKE/ Donald Trump njofton takim me Putinin në Budapest për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Previous article "PROCESI I ALASKËS NUK KA MBARUAR"/ Lavrov i kthehet takimit Trump-Putin: Presim ende një përgjigje nga SHBA-të

s.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT