• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI/ Qeveria miraton përbërjen dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit
Home
Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton përbërjen dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit

15 October, 2025 s.autor Politikë

Këshilli i Ministrave ka miratuar përbërjen dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit, i cili kryesohet nga Koordinatori Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit dhe përfshin përfaqësues të Forcave të Armatosura, ministrive kyçe, autoriteteve publike dhe institucioneve të emergjencës.

Në VKM qartësohet se detyrat kryesore të Komitetit janë hartimi dhe rishikimi i politikave dhe strategjive kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit.

Po ashtu, detyrë thelbësore e Komitetit është bashkëpunimi me autoritetet civile, ushtarake dhe organizatat ndërkombëtare për operacione efektive SAR.

Mbledhjet e Komitetit do të zhvillohen të paktën dy herë në vit dhe sipas nevojës në raste emergjencash. Sekretari Teknik siguron organizimin dhe mbështetjen teknike për funksionimin e Komitetit.

VKM:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4/1, të ligjit nr.10435, datë 23.6.2011, “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit (SAR) në Republikën e Shqipërisë në rast aksidentesh ajrore dhe detare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Përcaktimin e përbërjes dhe të detyrave të Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit (në vijim Komiteti).
Komiteti kryesohet nga Koordinatori Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit dhe ka në përbërje këta anëtarë
a) Komandantin e Forcës Ajrore;
b) Komandantin e Forcës Detare;
c) Komandantin e Forcës Tokësore;
ç) Kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit;

d) Një përfaqësues të nivelit të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme;

dh) Një përfaqësues të nivelit të lartë drejtues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;

e) Një përfaqësues të nivelit të lartë drejtues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;

ë) Një përfaqësues të nivelit të lartë drejtues nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;

f) Drejtorin e Përgjithshëm tëAlbcontrol-it;

g) Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Doganave dhe një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me funksionmenaxherialdhe teknik të fushës në Departamentin Operativo-Hetimor;

gj) Drejtorin e Përgjithshëm të Rezervave Materiale të Shtetit;

h) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;

i) Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore;

j) Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;

k) Drejtorin ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil;

l) Drejtorin e Përgjithshëm të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;

ll) Drejtorin e Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar të Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil;

m) Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare;

n) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit;

nj) Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq Shqiptar.

Komiteti kryen këto detyra:

a) Planifikon dhe zhvillon politika kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit;

b) Harton politika dhe strategji në fushën e kërkim-shpëtimit;

c) Rishikon politikat dhe strategjitë në fushën e kërkim-shpëtimit;

ç) Bashkëpunon me autoritetet dhe organizatat civile apo ushtarake për zhvillimin me efektivitet të politikave e të strategjive të shërbimit të kërkim-shpëtimit (SAR);

d) Monitoron zbatimin e politikave e të strategjive, me qëllim rritjen e efektivitetit të përgjithshëm dhe efikasitetin e shërbimeve SAR;

dh) Promovon politikat dhe programet e sigurisë për të ndihmuar qytetarët të shmangin ose të përballen me situatat në rastet e aksidenteve ajrore e detare;

e) Zhvillon kërkimet për planet, politikat, manualet, kërkesat dhe standardet e kërkim-shpëtimit;

ë) Orienton politika për trajnimin dhe aftësimin e personelit të përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit;

f) Bashkëpunon me organizata dhe agjenci ndërkombëtare për zhvillimin e politikave dhe aktiviteteve të përbashkëta në fushën e kërkim-shpëtimit.

Me qëllim përmbushjen e detyrave, të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, kryetari i Komitetit cakton mbledhjet e rregullta periodike, jo më pak se 2 (dy) herë në vit dhe të jashtëzakonshme, sipas rastit në ngjarje madhore, në rast operacionesh masive për aksidentet ajrore e detare.
Me miratimin e anëtarëve të Komitetit, sipas nevojës, në mbledhjet e Komitetit ftohen ekspertë të fushës për të dhënë kontributin e tyre në situata të veçanta.
Sekretar teknik i Komitetit caktohet një përfaqësues nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit.
Sekretari teknik i Komitetit kryen këto detyra:
a) Siguron organizimin dhe funksionimin efikas të Komitetit;
b) Siguron mbështetjen teknike për zhvillimin e takimeve dhe të proceseve të lidhura me funksionimin e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit;
c) Siguron përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve të agjendës përkatëse për mbledhjen e Komitetit, 5 (pesë) ditë pune përpara takimit;
ç) Bashkërendon veprimtarinë midis agjencive dhe institucioneve të përfshira në Komitet;

d) Përditëson situatën dhe siguron informacion të saktë për operacionet e kërkim-shpëtimit;
dh) Bën dokumentimin e aktivitetit dhe të takimeve të Komitetit.
Ngarkohen ministri i Mbrojtjes dhe Komiteti Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTË E RRALLË NË RUSI/ Qindra të rinj brohorasin me këngë antiluftë në zemër të Shën Petersburgut
Previous article E RËNDË NË TURQI/ Vritet në Stamboll disidenti iranian, u qëllua ndërsa kthehej në shtëpi

s.autor

Postime të ngjashme

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

SAMITI NË ANKARA/ Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s Breaking News

SAMITI NË ANKARA/ Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT