• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRBALLEMI ME PRESIONIN…”/ Dumani liston shqetësimet e SPAK para deputetëve: Institucionet publike nuk referojnë rastet e korrupsionit
Home
Politikë

“PËRBALLEMI ME PRESIONIN…”/ Dumani liston shqetësimet e SPAK para deputetëve: Institucionet publike nuk referojnë rastet e korrupsionit

14 October, 2025 s.autor Politikë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka nisur raportimin e tij vjetor në Komisionin e Ligjeve, ku ka bërë një pasqyrë të hollësishme të punës së institucionit për vitin 2024. Në fjalën e tij, Dumani ka listuar një sërë problematikash me të cilat SPAK është përballur gjatë vitit, duke kërkuar vëmendje institucionale dhe ndryshime ligjore për të garantuar efikasitetin dhe pavarësinë e mëtejshme të strukturës.

Dumani ka ngritur shqetësimin për presionin e jashtëm që vjen nga faktorë politikë, mediatikë dhe krimi i organizuar. Sipas tij, këto presione rrezikojnë drejtpërdrejt integritetin institucional të SPAK dhe të prokurorëve të tij. Ai kërkoi një reagim të koordinuar për mbrojtjen e institucionit dhe garantimin e pavarësisë së tij në kryerjen e hetimeve.Një tjetër problem i theksuar në raport ishte mungesa e një përcaktimi të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, çka krijon pasiguri për vijimësinë e hetimeve të rëndësishme. Dumani gjithashtu nënvizoi mungesën e këshilltarëve ligjorë për prokurorët, faktor që ndikon negativisht në cilësinë e hetimeve dhe përfaqësimin në gjykata.

Numri i ulët i referimeve nga institucionet publike për çështje që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar u cilësua po ashtu si një shqetësim serioz.

SPAK po përballet me vonesa në përfundimin e sistemit elektronik të administrimit të çështjeve, i cili pritet të finalizohet gjatë vitit 2025. Po ashtu, sfidë mbetet ngritja e një njësie të analizës që do të mbështesë hetimet komplekse dhe raportimet ndërkombëtare për institucionin. Dumani theksoi se pas gjashtë vitesh punë intensive, SPAK ka nevojë urgjente për këtë njësi për të përforcuar analizën strategjike dhe për të ndihmuar hetimet në çështje të ndërlikuara.

Një tjetër problematikë që u ngrit gjatë raportimit ishte mungesa e një kuadri të qartë ligjor për administrimin e pasurive të sekuestruara në formën e kriptomonedhave. Dumani tha se aktualisht nuk ekziston në Shqipëri një portofol digjital për ruajtjen e këtyre pasurive dhe as Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara nuk ka kapacitetin për t’i ruajtur ato në mënyrë të sigurt.

Në lidhje me ekzekutimin e vendimeve penale të huaja, SPAK has pengesa ligjore, pasi kompetencat për njohjen dhe zbatimin e këtyre vendimeve i përkasin Prokurorisë së Përgjithshme. Dumani kërkoi ndërhyrje në legjislacion për të zgjidhur këtë çështje dhe për të lehtësuar bashkëpunimin ndërkombëtar penal.

Një zhvillim pozitiv i vitit 2025, sipas Dumanit, ka qenë përmirësimi i ndjeshëm në bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe për çështjet e ekstradimit. Ndërkohë që në vitin 2024 situata ishte problematike dhe ekstradimi i personave të kërkuar nga SPAK ishte thuajse i pamundur, gjatë këtij viti janë ekstraduar nga Dubai 8 shtetas shqiptarë. “As vetë nuk e kishim imagjinuar këtë situatë pozitive me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe,” u shpreh Dumani.

Dumani vuri në dukje se statusi aktual i ndërlidhësve të sektorit të bashkëpunimit ndërkombëtar është i papërshtatshëm, pasi ata trajtohen si nëpunës civilë, ndërkohë që detyrat e tyre përfshijnë kryerjen e veprimeve procedurale. Ai kërkoi rishikimin e statusit të tyre për të përmirësuar efikasitetin në bashkëpunimin ndërkombëtar penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUKASHENKO "TRADHËTON" PUTIN/ Gati për një “marrëveshje të madhe” me SHBA-të
Previous article "PRIT SE PO VJEN POLICIA..."/ "Plas keq" mes dyshes së njohur, Elita Rudi dhe Gjiko!

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT