• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASTRIMI I PARAVE/ I vdekur në Amerikën Latine, por pronar në Shkodër, ZBULOHET misteri i 55-vjeçarit me shumë emra
Home
Aktualitet
Kronikë

PASTRIMI I PARAVE/ I vdekur në Amerikën Latine, por pronar në Shkodër, ZBULOHET misteri i 55-vjeçarit me shumë emra

13 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër sekuestron një apartament në Shkodër, në kuadër të hetimeve për pastrim parash

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në kuadër të hetimeve që janë zhvilluar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi një pasuri të paluajtshme.

Masa e sekuestros është vendosur mbi pasurinë e paluajtshme:

Lloji: Apartament
Sipërfaqja: 103.4 m²
Adresa: Lagjja “Vasil Shanto”, Shkodër

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, i datëlindjes 14.03.1969, në bashkëpunim me shtetasen J. N, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të sipërcituar. Sipas provave të administruara, pasuria është blerë nga shtetasja J. N me fonde të dyshuara të ardhura nga veprimtari kriminale, të transferuara më parë nga shtetasi L.M.

Po ashtu, kjo shtetase nuk rezulton të ketë burime të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë investimin. Shtetasi L. M është denuar nga Gjykata e Distriktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Distrikti Jugor i New York, për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, ky shtetas ishte në kërkim nga Interpol Roma pasi me vendimin nr.71/05 1044/05R.G.C.A, datë 07.10.2005 të Gjykatës së Apelit të Salernos është dënuar me 25 vjet burg për veprat penale të “Organizatë kriminale, drogë, pengmarrje, heqje e paligjshme e lirisë dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së sekuestros preventive, me qëllim parandalimin e tjetërsimit të pasurisë dhe ruajtjen e saj për konfiskim të mundshëm në përfundim të procesit penal.

Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, në vitin 2013 arriti që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur në Amerikën Latine.

54-vjeçari, është i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 25 vjet burgim, konkretisht nga Gjykata e Salernos, për për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha dhe është ekstradua një vit më parë në vendin tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA AKSION NË ELBASAN/ Disa të arrestuar. Në pranga eksponentë të njohur të botës së krimit
Previous article KONTRABANDA E NAFTËS NË DURRËS/ SPAK mbyll dosjen dhe dërgon për gjykim 11 persona (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur... Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur...

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza...

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës Aktualitet

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT